Vrasja në Shkodër, arrestohet autori

Rreth 24 orë pasi vrau me armë zjarri një 24-vjeçar dhe plagosi të atin e 69-vjeçar, policia e Shkodrës ka vënë në pranga autorin e ngjarjes.
Burime zyrtare nga Policia e Shkodrës konfirmuan arrestimine 17-vjeçarit me iniciale M. Gj, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e Zek Tonajt dhe plagosjen e të atit, ati 69-vjeçar, Ndue Tonaj.
Policia e Shkodrës konfirmoi se 17-vjeçari u arrestua në fshatin Micaj, të Dukagjinit, ku ishte fshehur për ti shpëtuar vënies në pranga.
Policia dyshon se 17-vjeçari M. Gj, qëlloi për vdekje mbrëmjen e së dielës 24-vjeçarin dhe la të plagosur të atin 69-vjeçar.
Ngjarja u shënua në në vendin e quajtur "Breglumi" në komunën, Shalë Dukagjin të Shkodrës.
Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:15 minuta, pas një sherri të çastit mes viktimës dhe agresorit.
Pas marrjes së informacionit në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie të cilët nisën punën për identifikimin e autorit dhe mundësuan vënien e tij në pranga.
Ndërkaq, 69-vjeçari Ndue Tonaj, vazhdon të jetë i shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës. Burime nga bluzat e bardha nga qyteti verior, konfirmuan se megjithëse 69-vjeçari ka marrë ndihmën e duhur mjeksore ai vazhdon të jetë i rrezikuar. Gjendja e 69-vjeçarit që pa me sy vrasjen e të birit është e rëndë.