SHBA: Tetori shënoi nivelin më të lartë të papunësisë në 26 vjet
/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Papunësia në Shtetet e Bashkuara arriti në 10.2 për qind në tetor, niveli më i lartë që nga viti 1983.
Raporti i sotëm i Departamentit të Punës thotë se punëdhënësit amerikanë pushuan më pak njerëz nga puna në tetor sesa muajin e mëparshëm, por gjithsej ekonomia gjithsesi humbi 190 mijë vende.
Ndërsa papunësia rritet, ritmi i shkurtimit të vendeve të punës është ngadalësuar krahasuar me fillimin e vitit, kur afro 750 mijë vende pune u mbyllën në janar.
Disa ekonomistë shqetësohen se papunësia e lartë po pakëson të ardhurat e familjeve amerikane gjë që do të dëmtojë shpenzimet e konsumatorëve që vë në lëvizje 70 për qind të ekonomisë.
Raporti pason të dhënat e javës së fundit që tregonin se ekonomia amerikane u rrit në korrik, gusht dhe shtator e para herë që shënohet rritje në mbi një vit. //mm//