E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi kandidat, brenda muajit nëntor - qeveria të përgatitet për sfidat e ardhshme

Komisioni Evropian jep verdiktin institucional për integrimin e Shqipërisë

Shefi i departamentit në drejtorinë e përgjithshme për zgjerimin e komisionit evropian  Alain Servant deklaroi se shqyrtimin i aplikimit i Shqipërisë për statusin kandidat për Bashkimin Evropian është thjeshtë çështje teknike, që do të marrë zgjidhje brenda muajit nëntor. Servant u ndal dhe në situatën politike në Shqipëri, në apelin e parlamentit evropian që opozita të hyjë në kuvend.
Ai theksoi se “Shqipëria aplikoi për statusin kandidat për integrim, normalisht që është një procedurë e thjeshtë që këshilli i kërkon komisionit të përgatisë një opinion, por kanë munguar për përgatitjen e opinionit”.
“Megjithatë kjo shpresoj të ndodh brenda muajit nëntor, dhe Shqipëria do të marrë një pjesë prej më shumë se një qind pyetjesh, me shqetësim janë shprehur dhe anëtarët e parlamentit evropian mbi bojkotin e opozitës, dhe i është kërkuar asaj të marrë pjesë në kuvend”, tha ai.
Ndërsa, përfaqësuesi i qendrës Marshall Jak Clarke Sllain shtoi se integrimi i Shqipërisë në bashkimin evropian është vetëm çështje kohe.
“Ju siguroj që SHBA, do të mbështesin Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit. Ashtu si anëtarësimin në NATO ashtu dhe ju siguroj se anëtarësimin në bashkimin evropian është vetëm çështje kohe”, shtoi ai.
Deklarata u bënë gjatë konferencës ndërkombëtare për zgjerimin evropian. Në Paris ishin të ftuar dhe përfaqësuesit shqiptar ku u fol mbi sfidat politike, ekonomike dhe sociale me të cilat përballet vendet e Ballkanit në procesin e integrimit. Hyrja në fuqi e traktatit të Lisbonës shihet si një zhvillim pozitiv, si dhe nga fakti se disa anëtarë Bashkimit Evropian, i miratimin e saj e kishin vendosur si kusht për zgjerimin e unionit me anëtarë të rinj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›