E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama: Amerika në zi për 13 viktimat e bazës ushtarake Fort Hud

 - /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:roman; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1107304683 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:10.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} p.MsoHeader, li.MsoHeader, div.MsoHeader {mso-style-noshow:yes; mso-style-unhide:no; mso-style-link:"Header Char"; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; tab-stops:center 3.0in right 6.0in; font-size:10.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} span.HeaderChar {mso-style-name:"Header Char"; mso-style-noshow:yes; mso-style-unhide:no; mso-style-locked:yes; mso-style-link:Header;} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.0in 1.0in 1.0in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} --> /* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama thotë se i gjithë vendi po mban zi për 13 njerëzit që u vranë dje nga një person i armatosur në një bazë ushtarake në Teksas.Por ai tha sot senuk duhet të arrihet në përfundime të nxituara për shkaqet që e bënë Majorin Nidal Malik Hasanin të hapë zjarr, ndërkohë që vazhdojnë hetimet. Mbi 30 vetë u plagosën.

Zyrtarë në Fort Hud thonë se personi i armatosur filloi të qëllonte me dy armë zjarri ushtarët dhe civilët brenda një godine në bazë.

Hasani vazhdon të jetë në gjendje të qëndrueshme në një spital të Teksasit pasi u godit nga katër herë nga një oficere e policisë civile në vendngjarje.

Zyrtarët e Fort Hudit thonë se Hasani është psikiatër në ushtri që punonte në një spital në bazë që kuron ushtarë me shqetësime mendore.

Komandanti i spitalit të Fort Hudit, kolonel Stiv Braverman thotë se ai kishte punuar me Hasanin dhe nuk ishte në dijeni të ndonjë problemi me të gjatë  punës në Fort Hud.

Zyrtarët në bazën ushtarake kanë vlerësuar aktin e një policeje që arriti të frenojë valën e vrasjeve në Fort Hud. Zëdhënësi kolonel Xhon Rosi u tha gazetarëve se Kimberli Munli i doli përpara dhe shkëmbeu zjarr me Hasanin. Ajo u plagos dhe vazhdon të jetë në spital. //mm//


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›