E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Tornadot shkaktojne te pakten 14 viktima

Tornado te krijuar nga stuhi te fuqishme goditen disa shtete amerikane duke shkaktuar te pakten 14 viktima dhe shkaterrime te shumta.

Autoritet thane se te gjitha viktimat e konfirmuara ishin ne shtetin e Indianes dhe ata citohen te kene thene se qyteti Marysville ne ate shtet eshte zhdukur krejtesisht pas tornados.

Njoftime te mediave thone se ka gjithashtu deme te medha prane qytetit Louisville te Kentakit ku nje tjeter tornado goditi zonen ne mbremje.

Me tornadot gjate dites u perballen edhe zona te shtetit jugor te Alabames ku disa banore u derguan ne spitale. Nje nga stuhite e fuqishme demtoi catine e nje burgu te sigurise se larte. Autoritetet thane se edhe pse tornadoja shkaktoi deme te konsiderueshme ndaj catise dhe gardhit rrethues te burgut asnje nga me shume se 2 mije te burgosurit nuk u arratis.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›