E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frikë për ekonominë, rritet papunësia në Europë

Eurostat, Greqia dhe Spanja me shifra drastike papunësie.

Papunësia është rritur në mënyrë dramatike në të gjithë eurozonën, duke marrë parasysh një vit më parë, por edhe statistikat e janarit. Situata është më e vështirë në Greqi dhe Spanjë (23,3 për qind), Greqia në vitin e pestë të recesionit dhe Spanja e rrezikuar, ku pothuajse gjysma e të rinjve nën 25 vjeç janë të papunë, niveli më i lartë që nga viti 1999, kur u vendos euro. Papunësia në shkallë mesatare në të gjithë eurozonën shkoi në 10.7 për qind për muajin janar , nga 10, 6 për qind në dhjetorin e 2011, sipas të dhënave që publikoi dje Eurostat, zyra e statistikave në BE. Rritja e papunësisë ka gjasa të vazhdojë, duke shtuar sërish shqetësimet për rimëkëmbjen ekonomike të zonës euro, e cila rrezikon edhe ekonominë globalë nëse nuk rikuperon veten. Sipas Eurostat, ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës, Italia, ka shënuar një papunësi në rritje, me 9.2 për qind, por mund të ngushëllohet me nivelet drastike të papunësisë në Greqi e Spanjë. Ndërsa vendi më i nderuar nga këto të dhëna zyrtare ishte Austria, e cila ka një papunësi prej 4 për qind. Eurozona e ka nivelin e papunësisë më të lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, i cili, sipas së njëjtës zyrë statistikash, ka arritur shifrën 10.1 për qind në janar, që përkon me pothuajse 24.3 milionë njerëz të papunë. Ndërkohë, vëmendjen dje në takimet e Europës e ka marrë sërish Greqia. Ndërsa ministrat e eurozonës diskutonin detaje të paketës së shpëtimit, Kryeministri Lukas Papademos njoftoi se ka hequr dorë nga paga e tij.

Sllovenia në recesion
Sllovenia ka hyrë zyrtarisht në recesion. Sipas raportit për tremujorin e fundit të vitit të kaluar, Prodhimi i Brendshëm Bruto ka shënuar rënie të mëtejshme. Sipas Shërbimit slloven të Statistikave, GDP-ja në tremujorin e katërt të vitit 2011 u zvogëlua me 0.7 për qind. Ndërsa gjatë muajit dhjetor u zvogëlua me 2.8 për qind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›