E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Turqia te beje presion mbi Sirine

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka kërkuar nga ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutogllu, të bëjë presion mbi Sirinë që t’i kthejë trupat e saj ushtarake në kazerma.

Biseda telefonike e dy zyrtarëve vjen në mesin e thirrjeve ndërkombëtare kundër presidentit sirian, Bashar al-Asad.

Davutogllu pritet të udhëtojë në Siri të martën me mesazhin se “Ankaraja ka humbur durimin” ndaj goditjes së dhunshme të regjimit sirian kundër protestuesve anti-qeveritare.

Lidhjet ndërmjet Ankarasë dhe Damaskut kanë lulëzuar në vitet e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›