E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Vdes në moshën 77-vjeçare Senatori Edward Kennedy

Senatori amerikan, Edward Kennedy, figurë shumë e rëndësishme në Partinë Demokratike, i cili drejtoi një nga familjet politike më të njohura në SHBA pas vrasjeve të dy vëllezërve të tij më të mëdhenj, ndërroi jetë sot në moshën 77 vjeçare, njoftoi rrjeti televiziv amerikan, CNN.
Një nga senatorët me më shumë influencë dhe me karrierë më të gjatë në historinë e SHBA-së, mbështetës i standarteve liberale i cili njihet si një nga kongresmenët më të aftë për të arritur marrëveshje mbi çështje të ndryshme, Kennedy vuante nga një kancer në tru, më të cilin u diagnostikua në maj të vitit 2008.
I njohur si "Teddy", ai ishte vëllai i presidentit John Kennedy, i vrarë në vitin 1963, senatorit Robert Kennedy, i varë gjatë fushatës për nominimin presidencial të kampit të demokratëve në vitin 1968 dhe vëllai i Joe Kennedy, pilot i vrarë gjatë Luftës II Botërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›