E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA akuzon Sirinë për përdorimin e armëve bërthamore

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar zyrtarët sirianë se kanë urdhëruar përdorimin e armëve bërthamore

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhejms Karnej, tha se Uashingtoni është duke u konsultuar në mënyrë aktive me fqinjët e Sirisë dhe bashkësinë ndërkombëtare mbi shqetësimet për rezervat e armëve bërthamore të Damaskut zyrtar.

Kryeministri i Katarit, tha se shtetet arabe i kanë bërë thirrje presidentit sirian, Bashar Al Asad, që të japë dorëheqjen për t`i dhënë fund luftës civile në këtë shtet.

Ndërkohë, Liga Arabe i kërkoi ushtrisë opozitare Ushtria Për Lirimin e Sirisë që të formojë një qeveri tranzicioni dhe të unitetit kombëtar.

Ndërkaq, luftimet po vazhdojnë ndërmjet forcave të regjimit të Asadit dhe atyre opozitare në Damask dhe Allepo.

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, ka shkuar tashmë në 19 mijë numri i njerëzve të vrarë që nga nisja e konfliktit në mars të vitit të kaluar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›