E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret në Spanjë dhe Portugali, viktima

Tre persona kanë humbur jetën dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur, si rezultat i një zjarri të madh që shpërtheu në verilindje të Spanjës, në kufi me Francën.
Sipas autoriteteve të Katalonias, viktimat ishin të izoluar në shtëpitë e tyre për shkak të zjarrit. Një përfaqësues i zjarrfikësve konfirmoi numrin e viktimave, duke shtuar se rreth 100 vetë janë plagosur dhe theksoi se gjendja është alarmante.
Zjarri shpërtheu mesditën e të dielës pranë qytetit La Hondgera, në kufi me Francën. Deri tani janë djegur mijëra hektarë.
Sipas autoriteteve qeveria tha se, më tepër se 90 % e zjarreve janë vënë nga njerëzit ndërsa deri tani hetimet kanë çuar në arrestimin e tre personave. E njëjta situatë paraqitet edhe në Portugali.
Banorët që jetonin pranë kryeqytetit të ishullit portugez të Madeiras u detyruan të linin shtëpitë e tyre, teksa zjarret vazhdonin të kërcënonin hektarë të tërë me pyje. Një zjarr në rrethinat e Funchal thuhet se ka shkatërruar 2 shtëpi e ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në të paktën 25 të tjera.
Në total, 100 persona tashmë kanë mbetur pa shtëpi. Dhjetra njerëz janë paraqitur në qendrat e kujdesit shëndetësor pasi kanë pasur probleme me rrugët e frymëmarrjes, megjithatë nuk ka të dhëna për pacientë në gjendje kritike. Dhjetra zjarrfikës kanë ardhur në ishull nga Lisbona e po punojnë për shuarjen e flakëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›