Ndërron jetë kreu i opozitës kubaneze

Një nga disidentët më të njohur të Kubës, Osvaldo Paja, ka ndërruar jetë në një aksident rrugor.
Lideri i Lëvizjes Kristian-Demokrate, 60- vjeçari Paja, po udhëtonte me makinë në pjesën lindore të Kubës kur ndodhi aksidenti.
Në vitin 2002, Paja kishte udhëhequr fushatën për një peticion, me të cilën kërkohej referendumi mbi qeverisjen njëpartiake.
Peticioni u nënshkrua nga mbi 30 mijë njerëz, por ishte kundërshtuar nga regjimi komunist i Kubës.
Paja njihet si përkrahës i ndryshimeve demokratike paqësore.
Po në vitin 2002, ai ka fituar Çmimin Saharov nga Bashkimi Evropian.
Paja ishte dy herë i nominuar për Çmimin Nobel për Paqe nga presidenti i Çekisë, Vasllav Havell.