Publikohet raporti mbi katastrofën në Japoni

Një hetim mbi katastrofën më të madhe bërthamore që nga Çernobili më 1986 pritet të publikohet gjatë së hënës.
Komiteti hetoi katastrofën e marsit 2011 në stacionin bërthamor në Fukushima Dajçi.
Pritet që raporti të jetë kritik ndaj qeverisë dhe operatorit privat të uzinës bërthamore.
Në raportin e pjesshëm të publikuar në dhjetor, grupi hetues vlerësoi se rregullatorët dhe Kompania Tokyo Electric Power kishin qenë të papërgatitur për një katastrofë të karakaterizuar nga tërmeti 9 shkallësh të Rihterit apo cunamit që patën goditur selinë e uzinës.
Raporti ka vënë gjithashtu në pah se planifikimi kishte qenë joadekuat dhe i zbatuar në mënyrë të gabuar.
Në fillim të korrikut, një komision i pavarur vlerësues theksoi, në kuadër të një hetimi tjetër, se katastrofa bërthamore “ishte rezultat i mosmarrëveshjeve organizative ndërmjet qeverisë, rregullatorëve dhe Kompanisë Tokyo Eletric Power”.