Ban Ki Moon viziton sot Beogradin

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, do të vizitojë sot Beogradin.
Gjatë qëndrimit të tij në shtetin serb, ai pritet ta takojë presidentin, Tomisllav Nikoliç dhe shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç.
Vizita e tij në Serbi zhvillohet në kuadër të turneut ballkanik, të cilin sekretari i përgjithshëm i OKB-së e ka nisur më 20 korrik.
Deri më tani, Ban Ki Moon ka vizituar Slloveninë, Kroacinë dhe Malin e Zi.
Të martën, ai pritet të qëndrojë në Kosovë, ndërsa më pas do ta vizitojë Maqedoninë dhe Bosnjën për ta përmbyllur turneun në rajon më 26 korrik.