E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, arrestohen 21 në operacionin kundra Anonymous

WASHINGTON – Arrestohen 14 hacker me akuzën e sulmit në faqen web të PayPal. Kujtojmë që hacker-at, pjesëtar të grupit Anonymous, kishin vepruar kundra PayPal si hakmarrje ndaj mbylljes së llogarive të WikiLeaks.

Si pjesë e operacionit u arrestuan edhe 2 persona të tjerë të cilët nuk kishin të bënin me sulmin kundra PayPal. Operacioni u zhvilluan në bashkëpunim me policinë Britanike dhe Olandeze, të cilat bërën të mundur arrestin e një personi në Angli dhe 2 të tjerëve në Olandë.

Dy personat e arrestuar, që nuk bënin pjesë në sulmin e PayPal, akuzohen për vjedhje dhe shpërndarje të mijëra dosjesh bankare. Personat u përfshin në të njëjtat arreste sepse materialin e vjedhur e kishin publikuar në të njëjtin vend ku grupi LulzSec publikonte dokumentet e vjedhur.

14 të arrestuarit për sulmin ndaj PayPal u kapën në: Alabama, Arizona, California, Colorado, the District of Columbia, Florida, Massachusetts, Nevada, New Mexico dhe Ohio.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›