E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Amadeus” rikthen Ndriçim Xhepën në skenë

TIRANË- Teatri Kombëtar ka mbyllur këtë sezon artistik për t’u rikthyer në shtator ku premiera e parë do të jetë drama “Amadeus” e Peter Shapffer, me regjisor Altin Bashёn.

Regjisori ka përzgjedhur në rolin kryesor të Antonio Salierit, aktorin Ndriçim Xhepa për të interpretuar në një dramë psikologjike që rrëfen historinë e luftës mes Salierit dhe Amadeusit për të zënë vendin e dirigjimit të orkestrës së oborrit të mbretit Jozef i Dytë.

Duke parë talentin e Amadeusit, Salieri që ishte dhe dirigjent në oborrin mbretëror, thur një komplot. Ai vishet me një maskë, që nuk njihet dhe i kërkon Amadeusit të shkruajë dy vepra kishtare. Ai fillon të shkruajë “Requiem” dhe “Mass in Dminor” pa e ditur se kush e kishte kërkuar këtë.

Salieri e merr veprën e Amadeusit dhe e interpreton në oborrin mbretëror, duke treguar se ai ishte kompozitori i pjesëve të muzikës kishtare, duke marrë në këtë mënyrë edhe famën e veprave muzikore.

Provat për shfaqjen kanë filluar që në muajin qershor, ndërkohë që regjisori dhe stafi i aktorëve i kanë ndërprerë ato për të filluar në shtator. Ndriçim Xhepa është duartrokitur nga publiku për herë të fundit për interpetimin e tij në shfaqjen “Darka e gabuar” nën regjinë e Fatos Haxhiraj, premierë në majin e vitit të kaluar.

Historia e “Amadeus” ka korrur sukses jo vetëm në skenat teatrore nëpër botë, por edhe në kinematografi.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›