E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, arrestohen dhjetë persona për spiunazh

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka njoftuar arrestimin e 10 personave të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Sipas dokumenteve të gjykatës, Departamenti i Drejtësisë i përshkruan të akuzuarit, si ilegalë, synimi i të cilëve ishte amerikanizimi i mjaftueshëm në menyrë që ata të grumbullonin informata rreth Shteteve të Bashkuara për Rusinë. Në dokumente thuhet se agjencia ruse e zbulimit, SVR u kishte ngarkuar atyre misionin që të krijonin lidhje me qarqet e politikës në Shtetet e Bashkuara.

Arrestimet u kryen në Nju Jork, Nju Xhersi, Masaçusets dhe Virxhinia. Ndaj të gjithë të ndaluarve janë ngritur akuza për konspiracion për të vepruar si agjent të një qeverie të huaj pa njoftuar Prokurorin e Përgjithshëm Amerikan. Ndaj tetë të tjerëve janë ngritur akuza për pastrim parash.

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›