E Diel, 1 Nëntor 2026

Mali, Pacolli sqaron: Na njohën, por u tërhoqën

Bengjet Pacolli, i cili para disa ditësh ka deklaruar njohjen zyrtare nga Mali, pas reagimeve përgënjeshtruese të Presidencës së këtij vendi dhe përfaqësuesve të tyre në OKB, pohoi se njohja nuk ishte e vërtetë. Në fakt ai thotë se ka qenë e vërtetë, por për faj të mospajtimit të ushtrisë, ata janë tërhequr nga premtimi. Në profilin e tij në Facebook, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, shkruan se: Para disa ditësh arriti nota verbale e njohjes nga Republika e Malit, e nënshkruar dhe e vulosur nga Presidenca e këtij shteti. Mali, siç e dini, ka një qeveri kalimtare dhe një president kalimtar, ndërkaq autoritet në këtë shtet është edhe Ushtria që praktikisht kontrollon pushtetin brenda vendit dhe nuk ka kooperim në lidhje me Kosovën. Në këto momente, unë gjendem në rajonin e Afrikës nga ku kam kuptuar se situata ka ndryshuar pas intervenimit të Ushtrisë së Malit në proces. Ne kemi pranuar notën verbale të njohjes dhe si të tillë e kemi publikuar, ndërsa çështjet e brendshme të këtij shteti apo të shteteve të tjera nuk na interesojnë…, shkruan ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›