SHBA, arrestohet një femër për lidhje me terrorizmin
Një tjetër femër amerikane u ndalua pasi akuzohet për përfshirje në çështjen e shumëpërfolur, "Jihad Jane" dhe për lidhje me terrorizmin. Jamie Paulin Ramirez u ndalua në shtetin federal Filadelfia. Ajo akuzohet si bashkëpunëtorja e Collen LaRose, aktivistja islamike që po gjykohet aktualisht për terrorizëm.
"Jihad Jane", ndryshe Collen LaRose akuzohet për përgatitjen e një atentati kundër një karikaturisti suedez, autor i disa vizatimeve satirike të profetit Muhamed. Ndërsa Ramirez dyshohet të jetë bashkëpunëtorja e saj.
Nëse e pandehura Jamie Paulin Ramirez shpallet fajtore për akuzat e ngritura kundër saj, atëherë ajo rrezikon deri në 15 vjet burgim. Tashmë kanë filluar që në dosjet e të akuzuarve për akte terroriste të futen edhe gratë. Një fenomen i tillë njihet gjerësisht në çeçeni ku është i përhapur grupi terrorist "Vejushat e Zeza". Gratë e këtij grupi, janë femra të cilat mund të kenë humbur fëmijët e tyre ose bashkëshortet nga sulmet e dhunshme të ushtrisë ruse.