E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, ateisti padi për heqjen e fjalës zot nga dollari

Autori i Lajmit: Redaksia

Një aktivist ateist nga Sacramento dështoi të bindte një gjykatë federale në Kaliforni që përmendja e fjalëve zot gjatë procesit të betimit dhe në kartëmonedhat e dollarit në Amerikë ishte në kundërshtim me kushtetutën e vendit që garanton laicizmin e institucioneve. Michael Newdow, e ka çuar çështjen në gjykatë dy herë rresht. Në vitin 2004 ai e çoi çështjen në Gjykatën e Lartë për herë të parë ndërsa kërkoi që fjala zot të hiqej nga përdorimi publik. Çështjen e parë Newdow e humbi, por ai nuk u dorëzua. Për herë të dytë Newdow provoi Apelin ndërsa me një vendim 2-1 ai e humbi sërish çështjen ku kërkonte që miliona fëmijëve që shkojnë në shkollë tu hiqej ora e lutjes, pasi dhunonte direkt kushtetuan amerikane. “Jo çdo përmendje e fjalës zot apo fesë nga qeveria jonë apo në drejtim të saj është një dhunim i Establishmentit”, - shkruante gjykatësi Carlos Bea në vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit ditën e enjte. “Pa e ditur në të vërtetë se çfarë fshihet pas fjalëve, një person mund të mendojë se fraza “një komb nën një zot” mund të jetë gjithçka veç jo fetare”, - vazhdoi më tej gjyqtari. Megjithatë historia tregon se këto fjalë kanë një kuptim më të gjerë dhe janë në themel të politikës dhe filozofisë, duke reflektuar shumë ngjarje të rëndësishme historike. Në çështjen e parë gjyqësore të Newdowt, Gjykata e Lartë në verdiktin e saj tha se ateisti kalifornian, i cili kishte themeluar Amendamentin e Parë Kishtar të Shkencës së Vërtetë, nuk kishte të drejtën ligjore ta sillte çështjen në emër të vajzës së tij ndërsa nuk gëzonte të drejtën ligjore të kujdestarisë së saj. Kështu që gjykata nuk mori një vendim për çështjen në fjalë. Kjo e detyroi Newdowsn ta ankimonte çështjen kësaj radhe në Kaliforni së bashku me disa ateistë të tjerë që kundërshtonin lutjen e fëmijëve të tyre në shkollë. Në vitin 2005, gjykata federale ra dakord që fjala “nën zot” tejkalonte limitet kushtetuese për sanksionimin e fesë nga shteti. Në atë kohë, gjykatësi Stephen Reinhardt shkroi në verdiktin e tij se ky vendim i tij në favor të ateistit do të ngjallte sentimenetet e shumë aktivistëve të tjerë kundra fesë. Për sa i përket çështjes së fjalëve “ne besojmë në zot” në kartëmonedhat amerikane, paneli i gjykatës së Apelit ishte unanim. Ata vendosën që Newdow nuk kishte fakte të besueshme që të sfidonte moton në fjalë. Gjykatësi Bea për këtë rast tha: “Edhe pse Newdow pretendon se motoja kombëtare i kthen ateistët në disa aktorë të papushtetshëm politikë dhe i dëmton ata, kjo nuk është një arsye e fortë që të merren në konsideratë pretendimet e Newdowt për heqjen e këtyre fjalëve nga valuta jonë kombëtare”.

Ky lajm është publikuar: 15/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›