E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Al-Mabhouh, ja ku gaboi plani

Autori i Lajmit: A.D

Dubai - Vrasësit e udhëheqësit të Hamasit, Mahmoud Al-Mabhouh, në hotelin me 5 yje të Dubait në janar, bënë vetëm një gabim: Plani i tyre ishte perfekt. Ata arritën ta servirnin vdekjen e komandantit ushtarak të Hamasit si natyrale. Trupi i tij u gjet i zhveshur në shtrat, pantallonat i kishte mbi karrige, ndërsa pranë kishte dhe një shishe ilaçi zemre. Trupi nuk kishte asnjë të nxirë dhe dhoma ishte më e rregullt se kurrë, pa asnjë shenjë përleshjeje. Madje, dera ishte dhe e mbyllur nga brenda. Skena e krimit ishte aq e papërlyer sa policia e Dubait shkoi në vendngjarje vetëm pasi gruaja e tij u telefonoi e shqetësuar, pasi bashkëshorti nuk i përgjigjej në telefon. Ata ishin habitur kur kishin parë se “gjithçka ishte e paprekur” – sipas fjalëve të një prej agjentëve në vendngjarje, që pranoi të fliste në kushtet e anonimatit. “Kjo na bëri të dyshonim”,- tha ai, ndërsa hapi një
mister që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Për një vrasje të tillë u dyshua Mosadi, por 26 agjentët e saj pjesëmarrës u zhdukën pa lënë asnjë gjurmë. Edhe sot Izraeli i mohon akuzat se agjentët e tij fshihen pas kësaj vrasjeje. Kjo pritet të shkaktojë probleme mes agjentëve të Mosadit, pasi do të rrisë dyshimet mes njëri-tjetrit për përfshirjet në operacionet e ardhshme. SHBA ka shfaqur shumë pak interes për të dhënë ndihmën e saj në kapjen e të dyshuarve, edhe pse ata kanë disa lidhje të dukshme me këtë çështje. Një firmë financiare nga Ajova ka lëshuar disa karta debiti për disa nga të dyshuarit që mendohet të kenë fluturuar drejt Amerikës pas krimit. E pyetur javën e kaluar nëse SHBA do të asistojë në operacionet për kapjen e të dyshuarve së bashku me policinë e Dubait, zëdhënësja Laura Sveeney tha se zyra e departamentit të policisë nuk preferon të komentojë çështje të tilla.

Ky lajm është publikuar: 15/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›