Dr. Rudi Kapshtica: Nga një dhëmb i prishur kemi zbuluar sëmundje të tjera
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Pas një problemi me zemrën apo me veshkat mund të qëndrojë një dhëmb i prishur. Dhëmbët shpesh harrohen në diagnostikimin e një sëmundjeje. Mjekët rekomandojnë një zinxhir vizitash e ekzaminimesh patologjike, por harrojnë vizitën dentare. Rrallë një pacient drejtohet tek dentisti i rekomanduar nga shqetësime të tjera. Zakonisht, derën e dentistit e shikon kur ka shqetësim akut, një dhimbje dhëmbësh. Ndoshta kjo lloj anomalie vjen edhe prej faktit, se shërbimi dentar është tërësisht i privatizuar dhe jashtë skemës së sigurimit. Si i tillë, edhe jashtë sistemit të referimit. Mjekët e Parësorit rekomandojnë vizita në mjekët specialistë në poliklinikat shtetërore dhe tepër rrallë në klinika dentare. Porosia më e mirë: Bëni vizita periodike për shëndetin dentar.
-Në popull kem dy shprehje: Njëra që thotë: “Mos i shiko kalit dhëmbët”, që do të thotë se shëndeti (fuqia) nuk duket tek dhëmbët dhe tjetra: “Shikoji dhëmbët si rruazë”, për të thënë se ky njeri është i shëndetshëm. Cilat janë komentet tuaja si dentist mbi këto dy pohime që duan të thonë lidhjen që ka shëndeti i dhëmbëve me shëndetin e përgjithshëm?
Prishja e dhëmbëve apo sëmundjet e gojës shkaktojnë edhe shumë shqetësime të tjera. Prandaj, rëndësi të madhe ka profilaksia, e cila duhet nisur që në fëmijëri, sapo dalin dhëmbët e para. Prindërit, edukatoret nëpër çerdhe, nëpër kopshte duhet të jenë të informuara për këtë gjë dhe duhet të insistojnë për higjienën e gojës. Insistoj që kjo duhet të bëhet refleks tek fëmijët, sepse duke u bërë refleks në fëmijëri, do të vazhdojë gjithë jetën.Kjo duhet të koordinohet me edukimin që duhet ti bëjnë edukatoret në kopsht dhe prindërit në shtëpi. Kujdesi për dhëmbët duhet të institucionalizohet, Në Australi ku kam jetuar disa kohë, kontrolli i gojës tek fëmijët bëhej çdo 2 muaj. Sa më tepër të kanalizojmë këtë rregull, aq më pak do të kemi probleme me gojën në moshat e rritura.
Sepse këtu ka edhe një problem tjetër: Prishja e dhëmbëve në fëmijëri dhe heqja e tyre, jo vetëm shkakton dhimbje tek fëmija, dhimbje të cilën duhet të përpiqemi ta ndjejë sa më vonë në kohë dhe jo në fëmijëri, por e keqja tjetër është se psikoza e dhimbjes do ta pengojë, që kur të rritet të shkojë tek dentisti. Pra,duhet të bëjmë të pamundurën që fëmijët të mos mësojnë frikën e dhimbjes së dhëmbit. Qëllimi i masave profilaktike është që sa më vonë të jetë e mundur, të shtyhet heqja e dhëmbëve dhe mundësisht njeriu të arrijë të jetojë me dhëmbët e tij.
-Ju si dentist keni vërejtur shpesh raste të vizitave periodike, pa një shqetësim të gojës prej? Pra, a është krijuar tradita e vizitës tek dentisti, pa pasur dhimbje?
Shumë të rrallë janë prindërit që i sjellin fëmijët tek ne për të bërë një rikontroll të gojës. Ka dy kategori; Është kategoria e parë kur fëmija ka shqetësuar veten e vet dhe familjen, ka p.sh. një dhëmbë të kariuar, dhe është e detyrueshme ardhja në klinikë, ndërsa jashtë këtij detyrimi, një kontroll një herë në 3-4 muaj, është shumë i rrallë. Prandaj, ne insistojmë që të ndërgjegjësohen prindërit për shëndetin dentar të fëmijëve
-Ju si dentist me përvojë 40-50 vjeçare, me siguri keni patur mundësi të shihni në mënyrë krahasuese në kohë shëndetin e gojës të lidhur me kulturën shëndetësore. Si ka qenë situata para 90-s?
Njëfarë ngritjeje përsa i takon kulturës shëndetësore, ka. Që në sistemin e kaluar u fut fryma e kontrollit periodik të gojës. Nënat që prisnin fëmijën (në barrë) ne i trajtonim me natrifluor, në mënyrë që sasia e fluorit të ishte e mjaftueshme edhe për dhëmbët e nënës. Këto kripëra minerale të mos lejonin deficite tek organizmi i saj, sepse fëmija nëpërmjet kordonit lumbilikal i thithte një pjesë të tyre.
-Meqenëse jemi këtu, a hasen raste, kur nënat kanë probleme të patrajtuara me gojën dhe befas, pas një shtatzanie të planifikuar ose të paplanifikuar vijnë tek ju, pikërisht në këtë kohë kur nuk do të ishte mirë të ballafaqoheshin me të tilla situata?
Raste të tilla kemi patur shumë. Unë kujtoj edhe kohën kur punonim në shtet. Na vinin me robdishambër që nga materniteti ose në pamundësi për të lëvizur, kur ishin në rrezik aborti, na thërrisnin ne në maternitet. Atje bënim heqjen e dhëmbëve ose ndonjë mjekim tjetër. Ishin të rekomanduara shqetësimet që kishin nënat, ishin në kartelën e obstetri-gjinekologjisë. Por këto diagnoza -një dhëmb, një rrënjë, një abces, një granulomë... nuk ishin të reja, ato ishin riakutizuar, por nuk ishin krijuar menjëherë gjatë barrës. Ndodh diçka. Në momentet e barrës kur gjendja e organizmit mund të rëndohet, këto vatra riakutizohen. Këto situata janë pasojë e kulturës shëndetësore të ulët. Sot, rastet e tilla nuk na mungojnë, por janë të rralla. Zakonisht, kur fetusi rritet pas muajit të tretë, sasia e kripërave minerale që kërkon, është më e madhe dhe në këto raste kemi pasur disa procese, disa sëmundje të dhëmbëve.
-A ju ndodh që të diagnostikoni përmes një shqetësimi dentar, një problem tjetër shëndetësor, të padiagnostikuar më parë?
Po, ndodh dhe jo rrallë. Kjo shtrohet në anën tjetër në situatat e komplikacioneve që japin dhëmbët. Sëmundjet e gojës, veçanërisht të dhëmbëve japin shqetësime nëse lihen pa mjekuar. Komplikacionet i japin në organet e tjera. Shpeshherë na kanë ardhur në klinikë pacientë që vuajnë nga një temperaturë subfebrile (që rri tek 37-37.5). I kemi ekzaminuar, kanë marrë mjekim, ka kaluar edhe problemi i temperaturës febrile. Por jo rrallë, janë vizituar tek patologët, kanë bërë disa analiza, nuk u ka dalë shkaku dhe vetëm rastësisht kur kanë ardhur për një vizitë dentare, është zbuluar se përshembull, dhimbja e kokës e diagnostikuar si migrenë, vinte nga një dhëmballë. Ka edhe mjekë të aftë e të kujdesshëm, që nuk harrojnë të rekomandojnë pacientët edhe tek stomatologu.
-Po, keni të drejtë, sepse shpesh mjekët rekomandojnë vizita në specialistë të tjerë, por lënë jashtë vëmendjes vizitën dentare...
kemi parë plot raste kur nga një rrënjë e mbetur, një granulomë që fle dhe që me rrugën hematogjene (të gjakut) nxjerr toksina, pacienti ka pasur shqetësime në zemër. Të gjithë personat që ndiejnë shqetësime në zemër, një ndër dyshimet duhet ta kenë për sistemin dentar. Sepse për infeksionet e dhëmbëve, shqetësimet në zemër dhe në veshka janë më tipiket. Por një ekzaminim tregon edhe një sediment të rritu. Prandaj, është e rëndësishme që ekzaminimet patologjike të kompletohen me ekzaminimin stomatologjik. Do tu jepja një këshillë kolegëve të mi: Që të përcaktohet saktë një diagnozë, krahas gjithë ekzaminimeve të tjera, duhet të mos harrojnë edhe ekzaminimin stomatologjik.
-Doktor, tek një pjesë e popullatës ekziston një fobi jo thjesht nga dhimbja, por edhe nga një arsye e mbishtuar: Frika nga mikrobet, sidomos nga infeksione të rrezikshme për jetën. Për këtë arsye shumë njerëz shtyjnë vizitën tek dentisti...E shihni të shtuar këtë merak në popullatë në gjithë këto vite pune?
Ky është një shqetësim i drejtë, që ndoshta nuk ka ekzistuar shumë vite më parë në popullatë, kur nuk kishin hyrë sëmundje vdekjeprurëse si SIDA. Kjo situatë kërkon nga dentisti që ka hapur një klinikë, të ketë ndjenjën e humanizmit më të zhvilluar se ndjenjën e biznesit. E quaj me vend merakun e njerëzve që duan të shohin dentistin me doreza, me maskë dhe të marrë siguri se mjetete janë të sterilizuara. Unë po ju them, se vështirë të gjesh mjek stomatolog, që të mos ketë kaluar verdhëzën. Këtë e ka marrë ndoshta nga pacienti, por këtu ai mund të bëhet bartës për ta përcjellë tek pacienti. Shpesh i them pacientit kur bëj intervent (ndërhyrje), të shohë shirigën e papërdorur, të pahapur dhe shpesh më thotë: “Nuk ka problem”. Por si nuk ka problem?! Ka që çke më të, se merr sëmundje që e paguan me kokë. Për këtë arsye mjekët stomatologë duhet të bëjnë një kujdes të jashtëzakonshëm dhe bashkë me ta një vëmendje të shtuar edhe nga pacientët.
Parimi im është ky: Përderisa një pacient të vjen në klinikë, ai të ka dhënë në dispozicion të mjekimit kohën e tij, besimin e tij, trupin e tij ta ka besuar ty dhe po ashtu edhe të ka paguar. Të gjitha këto janë baras me një seriozitet në punë dhe një përkushtim në të gjitha drejtimet.
Të mirat dhe të këqijat e shërbimit dentar para dhe pas 90-s
“Para 90-s, Tirana ka pasur rreth 250 mjekë për fshat dhe qytet. Çdo lagjje kishte klinikën e vet, çdo shkollë, po ashtu, dhe fshatrat. Unë kam mbaruar UT që ishte 5-vjeçare për mjek stomatolog. Ne në atë kohë kishim klinikën qendrore në dispozicion të praktikës së fakultetit, plus u hap edhe klinika tek Medreseja. Ne kryenim përveç praktikave mësimore në këto klinika, edhe vizita në lagjen 4 dhe 5, që ishin gjysma e Tiranës. Në atë kohë, qytetarët nuk shkonin dot në klinika të tjera, sepse nuk mund të merrnin shërbim. Ne aplikonim nën drejtimin epedagogëve tanë, mjekë të vjetër të nderuar, që sot nuk rrojnë. Përsa u takon aparaturave dhe medikamenteve, ishin pak të mangëta atë kohë. Në vend përveç allçisë së bardhë nuk kishim tjetër, prisnim nga jashtë. Ndërsa sot, me teknologjinë e re kanë hyrë edhe laboratorë më kualitativë. Në sektorin e terapisë ishte vetëm një ose dy turbina. Kurse tani të gjitha aparaturat janë me turbina me xhiro të shpejta, me freza diamanti. Këto janë disa avantazhe që ka shërbimi i sotëm, por ka edhe anë negative. Stomatologët që dalin, kanë nevojë për një bazë praktike, sepse teorikisht mund të jenë shumë mirë, por praktikisht, me ato që kam dëgjuar dhe nuhatur, janë të mangët. Nëse do ta konsideronim fakultetin një fabrikë, kjo fabrikë pa pacient nuk ka lëndë të parë. Sepse është ndryshe të shohësh një abces tek pacienti e ndryshe në libër apo filma. Praktika është e domosdoshme dhe sot kjo është e mangët”.
Prekja e dhëmbëve me duar mund të shkaktojë abces
-Njerëzit prekin shpesh pjesët e fytyrës, hundët, sytë, dhëmbët me duart që kanë takuar duar të tjera, që kanë prekur paratë etj. A përmbajnë këto veprime ndonjë rrezik për ngarkesë mikrobike të rrezikshme për gojën?
Sigurisht. Jo vetëm prej ngarkesës mikrobike, por edhe prej grimcave dhe avujve kimikë. Gjithë kjo dendësi pluhuri mund të përmbajë avuj gazrash që në një moment të caktuar, kur depozitohen në mukozën e gojës, në mishrat e dhëmbëve, në faqe, buzë, gjuhë, ka mundësi që, kur gjejnë edhe një portë hyrjeje, përshembull, nga një plagosje e mishrave të dhëmbëve, të gjuhës etj, japin probleme. Prekja me duar të palara mund të japë një abces, një stomatit, mund të japë një irritim të të gjithë mukozës së gojës. Mundet që pacienti të ketë një higjienë personale të mirë, por duke përdorur solucione, alkool, etj, avujt e tyre dëmtojnë dhëmbët, dëmtojnë më së pari smaltin.
-Doktor, çfarë është smalti i dhëmbëve dhe kur nis të prishet ai?
Smalti është mburoja, shtresa e parë e dhëmbit dhe është i përbërë prej prizmash që janë të bashkuar me një lëndë interprizmatike. Smalti i dhëmbëve që të prishet, duhet të ketë një shkak. Prishja është pasoja. Shkaku vjen nga shumë arsye: Së pari është flora mikrobike e cila depozitohet në smaltin e dhëmbit në një vend që ka kushte të favorshme; temperaturën, lagështirën, ngrohtësinë, errësirën dhe terrenin ushqimor. Dhe goja i ka këto kushte, pavarësisht se gjendrat e pështymës bëjnë njëlloj pastrimi. Smalti prishet nga higjiena e dobët e pacientit. Lëngjet e nxehta dhe të ftohta ndikojnë kur smalti ka nisur të dëmtohet dhe është bërë një portë hyrjeje për diferencimet e të ngrohtit dhe të të ftohtit. Edhe ushqimet acide e prishin. Djegëset, erëzat me sasi të madhe bëjnë keq për smaltin. Lëngjet e frutave nuk u duhen dhënë fëmijëve, absolutisht të panevojshme. Frutat janë mëse të mjaftueshme, sidomos molla dhe dardha janë pastruese shumë të mira të dhëmbëve. Molla e mban në aktivitet gingivën.Por sigurisht, nëse mishrat e dhëmbëve i ke të sëmura, ajo do të shkaktojë gjakderdhje.
-Pse sheqeri prish dhëmbët?
Nuk është vetëm sheqeri, por duke folurn për ndikimin e tij, është veçanërisht shkatërrues tek fëmijët e vegjël që rrinë duke ngrënë sheqerka dhe lëpirëse tërë ditën. Çokollatat janë të mira, por goja me të ëmbla gjthë kohën shkakton zhveshjen e dhëmbit, e bën shumë sensibël smaltin. Edhe pacientët që punojnë nëpër pastiçeri, janë të sëmurë nga dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve prej avujve të sheqerit. Po ashtu, smaltin dhe mishrat e dhëmbëve i dëmtojnë edhe avujt e plumbit.
-Por kripa çfarë ndikimi ka?
Pjesët e tepërta nuk janë të nevojshme. Tepricat një pjesë eliminohen, një pjesë depozitohen nëpër dhëmbë si gurëza. Organizmi duhet të marrë aq sa duhet për nevojart jetësore. Në kulturën botërore kam gjetur shprehjen: “Ruaju nga tri të bardhat: sheqeri, kripa dhe droga”. Këtë e kam dëgjuar në Amerikë.
-Duhanpirësve pse u nxihen dhëmbët?
Nga nikotina. Sepse pavarësisht se si e pi duhanin, e mban tymin apo e nxjerr, nikotina tretet në ptialinë, një sekrecion i gjendrave të pështymës. Hidhni një bisht cigareje në ujë dhe shihni çfarë ngjyre do të marrë uji. E njëjta gjë edhe me pështymën. Unë shoh tek pacientët që më vijnë, pirje në mosha shumë të reja. Duhanprirja dallohet tek dhëmbët.
-Doktor, kemi dëgjuar për efektet magjike” të disa zbardhuesve të dhëmbëve. Në cilat raste arrijnë dhëmbët të zbardhohen?
Nëse pacienti nuk tregon kujdes për higjienën e gojës, aty depozitohen kripëra të kalciumit, gurëza që u themi. Tek njerëzit që kanë higjienë të mirë të gojës dhe nuk janë duhanpirës ose pirës të duhanit, këto gurëza janë cipa të bardha. Ato ulin mishin e dhëmbëve. Nëse pini duhan ose alkool, pijet janë shpesh të ngjyrosura, atëherë këto gurëza ngjyrosen me ngjyrë të errët. Ka zbardhues që mund të vijnë tek ngjyra origjinale që ka smalti i dhëmbëve, nëse nuk është dëmtuar. Por jo gjithnjë zbardhen. Siqoqoftë bëhet njëfarë zbardhjeje nga cipat yndyrore që veshin dhëmbin. Kanë hyrë edhe në vend disa solucione që pretendohet se i zbardhin dhëmbët. Në fakt, ata nuk i zbardhin, vetëm sa i lyejnë. Ka një solucion që lyen dhëmbët dhe i heq shtresën shumë të hollë të smaltit, e bën dhëmbin shumë sensibël. Mbi të shtron një cipë të bardhë e cila ngurtësohet. Por kjo është provizore. Mund të kalojë dy javë- tri javë, një muaj maksimumi dhe hiqet. Kjo është njëlloj si lyerja e flokëve, por është lyerje dhëmbësh.
-Doktor, pse disa njerëzve nuk u dalin dhëmballët e syrit dhe a janë ato gjithnjë të panevojshme?
Dhëmballët e syrit dalin me vështirësi, hiqen me vështirësi dhe mjekohet plaga me vëtirësi. Sepse këto dalin në këndin e nofullës, në maksilë (nofulla e sipërme) ose mandikul (nofulla e poshtme). Në bazë të shumë grafive që shoh, në disa raste, duke mos pasur vend, dhëmballa është e detyruar të dalë në anën e faqes ose shumë rrallë në anën linguale (të gjuhës). Dhe është e shtrirë horizontalisht. Këto hiqen në 90% të rasteve. Por në rastet kur një nofull është shumë e zhvilluar dhe ka vend për këtë dhëmballë, sidomos nëse është hequr dhëmballa 6 apo 7, (dhëmballa 8 është e fundit), nëse do të vendoset një urë, kjo dhëmballë ndihmon për ta mbajtur. Disa njerëzve nuk u del fare dhëmballa e syrit, sepse nuk ka vend ose është një folikul dentare e mangët. Zakonisht këto ose mbeten në nofull ose dalin shtrembër dhe shtyjnë dhëmbët e tjerë. Ka raste kur hiqet 7-ta dhe kjo ka tendencë të dalë. Rekomandoj heqjet, por kur është e nevojshme, sepse mund të jetë e shëndetshme ose mund të duhet, kur përpara saj është një dhëmballë me pikëpyetje me një infeksion në majën e rrënjës, që nesër pasnesër, po të riaktivizohet ai infeksion, tenton për ta hequr. Nëse dhëmbët hiqen dhe nuk zëvendësohen, ndodh një deformacion i nofullës, dhëmbët zgjaten.
Protezat në xhep ose filxhan, nofulla atrofizohet
Shumë njerëz pasi kanë vënë një protezë në gojë, presin që ta kalojnë gjithë jetën me të. Të tjerë, e vënë atë vetëm në momente “jubilare” ndërsa pjesën tjetër të kohës e mbajnë protezën në filxhan ose në xhep.
Një ndër shkaqet e sëmundjeve të mukozës së gojës janë edhe protezat totale, që kanë një kohë shumë të gjatë që mbahen si dhe higjiena e keqe e gojës. Këto janë dy shkaktarët kryesorë të skuqjes ose çarjeve të mukozës palatinale dhe çarjes së cepave të buzëve. “Kam pasur disa raste, kur pacientët kurohen në spital nga alergji të ndryshme, pupla, polen, etj, dhe në fakt, pacientja nuk e ka pasur prej tyre, por e ka pasur alergjinë nga proteza. Mund të alergjizojë edhe proteza e re. Kjo ndodh kur sasia e polimerit dhe monomerit, dy substancat që përzihen dhe bëjnë brumin e kuq ku montohen dhëmbët në protezë, (kjo përzierje që vjen nga jashtë), mund të jetë e papranueshme për një organizëm të caktuar. Në këto raste, duhet të elimonohet kjo protezë dhe bëhet një tjetër ose me skelet metalik ose me rezinë transparente që është kundër alergjizimit. E rekomandoj, që pas ushqimit, protezat të lahen, sepse sado-sado pastër ta mbash, prapë aty ka mbetje. Aq më tepër që shumë substanca ushqimore treten në sekrecionet e gjendrave të pështymës. E dyta, protezat nuk mbahen pa afat.- Kështu tregon mjeku stomatolog, dr. Kapshtica- Një mjek në Amërikë më ka pyetur: “Ju sa kohë i mbani protezat totale?” Unë, për të mos u ndier i fyer për gjendjen e popullit tim, i thashë: “I mbajmë nja 6-7 vjet”. Por atje i bëjnë për çdo tri vjet, sigurisht kjo varet edhe nga ndryshimet që ka pësuar organizmi, kur është dobësuar, kur ka ndonjë frakturë të nofullave, kur janë hequr disa dhëmbë etj. Ka raste që njerëzit ndihen komodë me protezën apo për arsye ekonomike, nuk i ndërrojn, thotë Dr. Kapshtica.
I pyetur se a duhet të ndërrojnë shumë proteza gjatë jetës së tyre, ata që i kanë vendosur në moshë të re, doktori përgjigjigjet: Proteza nuk mund të përshtatet që nga mosha e re në moshë të vjetër, sepse edhe organizmi ndryshon, shëndoshet, dobësohet. Ndërsa pyetjes se a është e nevojshme vënia e protezës për dy dhëmë të munguar, ai i dha këtë përgjigje: “Mirë është që të gjthë njerëzit, të kompletojnë gojën me dhëmbë, qoftë edhe ata që kanë hequr 2-3 dhëmbë lart apo poshtë, për arsye se, goja duhet të jetë në unitet- Nofulla e sipërme me nofullën e poshtme. Nëse ke më pak dhëmbë, do të përdorësh më pak dhe ata do të punojnë më shumë, do të lodhen më shumë. Edhe të ngrënët kërkon një lloj kulture. Së pari duhet të hash ngadalë, dhe duhet që ushqimin ta zbutësh mirë, që stomaku të bëjë punën kimike, jo punën mekanike. Nuk i lihet atij puna e dhëmbit. Nëse nuk është e kompletuar goja, stomakut i mbetet të bëjë edhe një pjesë të punës së dhëmbit. Njerëzit që i kanë hequr dhëmbët, duhet ti mbajë protezat në gojë, jo në vazo, nëse nuk i mbajnë dot, proteza mund të korrigjohet. Por nëse e mban në gotë me ujë apo në xhep, kocka vjen e atrofohet, nuk është nën ngacmimin e forcave. Është si tek sportisti.
Ky lajm është publikuar: 15/03/2010