E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, automjetet mund të pajisen me "kuti të zeza"

UASHINGTON- Efektet e problemeve të kompanisë automobilistike Toyota, që tërhoqi rreth nëntë milionë automjete nga tregu për shkak të disa defekteve lidhur me pedalin e përshpejtimit, kanë filluar të ndihen në tregun amerikan të automobilave. Dhe jo vetëm, Kongresi i SHBA-së, po vlerëson një përforcim të mundshëm të standardëve të sigurisë të cilave një automjet duhet ti nënshtrohet, dhe ndër to është instalimi i një "kutie të zezë".
Ashtu siç ndodh me avionët, çdo automjet duhet të pajiset me një sistem që të regjistrojë gjithçka po ndodh me funksionimin e mjetit, në mënyrë që, nëse do të verifikohej një defekt, gjithçka do të regjistrohej menjëherë nga "kutia e zezë".
Megjithatë për momentin kjo masë mbetet në nivelin e propozimit, pavarësisht se Komisioni i Tregtisë së Dhomës së Senatit kanë nisur të ekzaminojnë seriozisht një projekt reformë për standardet e sigurisë, që ndër të tjera parashikon edhe çështjen e kutisë së zezë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›