SHBA, avioni luftarak rrëzohet në një zonë të banuar
VIRXHINIA- Një avion luftarak F18 u përplas sot në një zonë të banuar në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bëjnë të ditur mediat amerikane.
Forcat e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa nuk ka ende të dhëna për viktima.
Sipas mediave, avioni mund të ketë goditur një bllok apartamentesh, ndërsa një prej këtyre apartamenteve është dëmtuar rëndë.
Po ashtu bëhet me dije se dy pilotët kanë dalë nga avioni me parashuta.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)