E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu: Për kufirin detar kemi dhe mbështetje nga faktori perëndimor!

Kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, ka deklaruar në Ora News se në betejën e Aleancës KuqeZi për mbrojtjen e kufirit detar me Greqinë kanë dhe mbështetje të fuqishme të faktorit perëndimor, kryesisht disa shteteve të rëndësishme. Sipas Spahiut, disa miq të mëdhenj të Shqipërisë shikojnë pas tentativës së Berishës për shitjen e kufirit detar, një premisë për destabilizim të rajonit për interesa të ngushta politike.

Spahiu nuk saktësoi se cilat shtete mbështesin qëndrimin e tij, por la të kuptojë se janë shtete perëndimore, pjesë e NATO-s.

Kohët e fundit qeveria shqiptare po rinegocion marrëveshjen detare me Greqinë dhe Aleanca KuqeZi ka deklaruar se do ta kundërshtojë, qoftë dhe me forcë, prekjen e kufirit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›