E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania ekstradoi Al Masrin në SHBA

Britania ka ekstraduar klerikun islamik, Abu Hamza al-Masri, në Shtetet e Bashkuara, për të përballur me akuzat për terrorizëm.

Policia ka marrë al-Masrin nga një burg i sigurisë së lartë në pjesën qendrore të Anglisë, për t’iu dorëzuar autoriteteve amerikane së bashku me katër terroristë të tjerë të dyshuar.

Të premten, Gjykata e Lartë në Londër ka vendosur që pesë të dyshuarit të ekstradohen menjëherë në Shtetet e Bashkuara për gjykim.

Refuzimi i ankesave të të dyshuarve u ka dhënë fund betejave gjyqësore për ekstradimin.

Al-Masri akuzohet nga autoritetet amerikane për mbështetje të Al Qaidës dhe komplot për hapjen e një kampi militant në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›