E Shtunë, 31 Tetor 2026

FAO bën thirrje për luftë kundër urisë

Deklarata e kreut të FAO-s vjen në kohën kur bota po përballet me një krizë të pazakontë uria, ndërkohë që numri i personave të uritur e ka kaluar një miliardëshin.     

"Kjo krizë është e paprecedentë'', deklaroi Diouf gjatë ceremonisë së hapjes së selisë së Organizatës për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).
     
"Meqenëse vendet në zhvillim janë tani më të integruara në ekonominë botërore përsa i përket planit financiar dhe tregtar, një ulje e kërkesës ose e ofertës botërore, gjithashtu dhe kredive në dispozicion ka një ndikim të menjëhershëm mbi to'', shtoi ai.
     
Diouf u bëri thirrje qeverive të botës të rrisin në 17 për qind pjesën e bujqësisë në ndihmë të zhvillimit publik kundër pesë për qind që është aktualisht.
     
Gjatë ceremonisë, pesë ambasadorë të rinj, personalitete politike, kulturore dhe sportive që menduan të promovojnë vizionin e FAO-s si një botë e çliruar nga uria,  u emëruan nga Jacques Diouf.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›