SHBA, burg të përjetshëm për spiunin e Kubës
Walter Kendall Myers është emri i një ish-funksionari të Departamentit të Shtetit, i cili u shpall fajtor me akuzën se ka spiunuar për 30 vite në llogari të Kubës. Walter Kendall Myers që tashmë është 72 vjeç u arrestua në vitin 2009 bashkë me bashkëshorten Gwendalyn Steingraber. Ai kishte punuar për Departamentin Amerikan të Shtetit deri në vitin 2007 dhe bashkë me gruan kishte dërguar në Havana rreth 200 raporte sekrete. Sipas gjykatsve të cilët u morën me këtë çështje, Myers i kishte dorëzuar shtetit kubanez materiale konfidenciale për territorin e SHBA-së si edhe skedarë të elementëve të sigurisë në kufijtë e SHBA-së. çifti i spiunëve jetonte në shtetin e Floridas. Kendall Myers njihej nga agjentët sekretë kubanez me pseudonimin shifror, Agjenti 202, ndërsa bashkëshortja e tij njihej me pseudonimin shifror, Axhentja 123. Ai u dënua me burgim të përjetshëm dhe bashkëshortja me 81 muaj heqje lirie. Lajmin e bën të ditur Ministria e Drejtësisë.