OSBE: Zgjedhjet e 28 qershorit, më të mirat në Shqipëri
Por sipas zyrtarit të lartë europian ato nuk i shpëtuan edhe njëherë tjetër problemeve. Në këtë mënyrë Grosruk i parapriu raportit përmbledhës të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri i cili konsiderohet si shume i rëndësishëm për rrugën e vendit tonë drejt integrimit në Bashkimin Europian.
“Jemi të kënaqur nga zgjedhjet pasi ka patur përmirësime dhe në përgjithësi ne mund të themi se këto janë zgjedhjet më të mira të zhvilluara në vend. Megjithatë, ka ende nevojë për të punuar dhe akoma edhe më tepër për të bërë. Unë ftoj politikën shqiptare që të bashkëpunojë në të mirë të vendit. Përsa i përket zgjedhjeve në fund të shtatorit do të publikohet edhe raporti ynë për këtë proces” shprehet Grosruk.
Grosruk u takua sot me drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar dhe të politikës, si kryeministrin Berisha, kryeparlamentaren Topalli, z. Edi Rama dhe kryetarin e LSI-së Meta.
Zv/presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, austriaku, Volfgang Grosruk u caktua nga kryesia e OSBE si koordinator special i ekipit të përkohshëm të vëzhguesve të OSBE në Shqipëri.
start/alsat