Zgjidhja diplomatike për Sirinë "gati e pamundur"

Duke folur për BBC-në, Brahimi tha se jo-efikasiteti ka "peshë të tmerrshme", pasi "sirianët vazhdojnë të vdesin".
Diplomati algjerian është emëruar në këtë post, pasi paraardhësi i tij, Kofi Annan, ka dhënë dorëheqje, duke thënë se dallimet ndërmjet fuqive të mëdha të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë penguar marrëveshjen për përgjigje të unifikuar ndaj krizës.
Aktivistët thonë se mbi 20.000 persona, përfshirë civilë, kryengritës të armatosur dhe pjesëtarë të forcave qeveritare të sigurisë, kanë humbur jetën që nga fillimi i konfliktit.
Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) ka bërë të ditur se vetëm javën e kaluar në Siri janë vrarë të paktën 1.600 persona.
Duke e cilësuar si javën më të përgjakshme që nga shpërthimi i trazirave kundër presidentit Bashar al-Assad, në mars të vitit 2011, zëdhënësi i UNICEF-it, Patrik Mekornik, nuk ka dhënë detaje se si ka arritur deri te kjo shifër.