Tiranë, qytetiStudenti rrit tarifëne godinave
TIRANE- Këtë vit, të gjithë ata të rinj që do të akomodohen në godinat e Qytetit Studenti, do të paguajnë 5 mijë lekë më shumë se një vit më parë. Drejtoria e qytetit të të rinjve, ka vendosur që të rrisë tarifën e fjetjes, me pretendimin se jo vetëm ka përmirësuar kushtet dhe shërbimet që ofrojnë, por edhe sepse shpenzimet janë shumë të larta. Në këtë rast ata i referohen faturave të energjisë elektrike dhe atyre të ujit të pijshëm, që paguan kjo drejtori, dhe janë shumë të kripura, pasi të rinjtë shpenzojnë pa limit. Tarifa e re do të aplikohet si për ata që regjistrohen për herë të parë, edhe për ata që janë tashmë studentë të një prej fakulteteve të Universitetit të Tiranës, apo Akademisë së Arteve. Një vit më parë tarifa e akomodimit të të rinjve në Qytetin Studenti ishte 30 mijë lekë të reja, për të gjithë periudhën që zgjat viti akademik. Në Qytetin Studenti, ndarja e dhomave për ata që do të ulen për herë të parë në auditore, bëhet gjatë fillimit të shtatorit, ndërsa për studentët që janë tashmë të regjistruar, ndarja bëhet që në muajin gusht, shpallet numri i dhomës në faqen e internetit dhe të rinjtë nuk kanë nevojë të shkojnë të rrinë në radhë për të zënë një dhomë. Kjo mënyrë e shpërndarjes të të rinjve nëpër dhoma dhe godina ka zhdukur radhët e gjata që bëheshin çdo fillimviti akademik në qytetin e të rinjve.
(GSH/BalkanWeb)
(GSH/BalkanWeb)