Aksident në Elbasan1 i vdekur, 4 plagosenrëndë Hysen Pulaku
ELBASAN- Një person ka humbur jetën ndërsa 4 të tjerë janë plagosur në një aksident të ndodhur rreth orës 02.30 minuta të ditës së sotme në qendër të qytetit të Elbasanit. Sipas policisë aksidenti ndodhi në kryeqëzimin e “Dinamos” në bulevardin "Qemal Stafa" në Elbasan.
Mjeti tip Golf me targa të huaja C 652 IT, i drejtuar nga 17 vjecari nënkampioni i Europës në peshëngritje Hysen Pulaku, është përplasur me një mjet tjetër po me targa të huaja BF 541 YA.
VIKTIMAT
Në aksident ka mbetur i vdekur Thanas Koci, 56 vjec ndërsa janë plagosur Bedri e Anila Venari, burrë e grua, përkatësisht 50 dhe 39 vjec dhe djali i tyre 5 vjecar. Viktima dhe të lënduarit po udhëtonin në mjetin me targa BF 541 YA.
I plagosur rëndë në aksident ka mbetur dhe Hysen Pulaku 17 vjeç peshëngritësi i Sport Klub Elbasanit që po drejtonte Golfin.
HETIMET
Policia dyshon se shkaktari i aksidentit ka qenë automjeti tip Golf me targa të huaja që drejtohej nga peshëngritësi i Sport Klub Elbasanit Hysen Pulaku. Sipas verifikimeve , adoleshenti, nënkampion i Europës ka qenë duke ngarë automjetin me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në një moment pakujdesia ka humbur kontrollin duke u përplasur me automjetin tjetër, ku udhëtonte viktima dhe cifti i bashkëshortëve me djali i tyre 5 vjecar.
Mësohet se me 17 vjecari po udhëtonin edhe dy bashkëmoshatarë të tjerë. Burime zyrtare nga policia, të cilave u referohet NEWS24, pohuan se dy të rinjt nuk janë lënduar në këtë aksident dhe janë shoqëruar në komisariat për të dhënë sqarime si dëshmitarë të këtij aksidenti të rëndë.
PLAGOSET RËNDË PULAKU
Përplasja e automjeteve ka qenë mjaft e rëndë dhe për adoleshentin peshëngritës. Mjekët kanë thënë se 17 vjecari ka pasur dëmtime serioze sidomos në kokë dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale e cila ka zgjatur disa orë. Më vonë mjekët kanë konfirmuar se gjëndja shëndetësore e Hysen Pulakut është stabilizuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Mjekët thonë se edhe tre të plagosurit e tjerë, anëtarë të një familjeje, kanë pësuar dëmtime të rënda por janë jashtë rrezikut për jetën.
Burimet zyrtare te policise pohuan se dy personat qe ndodheshin ne automjetin e peshengritesit Hysen Pulaku jane shoqeruar per te dhene sqarime si deshmtare te aksidentit tragjik, ku u përfshinë dhe 3 automjete që ndodheshin të parkuara.
(s.g/balkanWeb)