E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA dërgon edhe 1.400 marinsa në Afganistan

Shtetet e Bashkuara thanë se do të dërgojnë edhe 1.400 marinsa shtesë në Afganistanin jugor.

Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Dejvid Lapan tha se Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts, ka miratuar forcën shtesë "për t`i shfrytëzuar dhe konsoliduar përfitimet e arritura".

Gazeta Wall Street Journal raportoi se forcat luftarake mund të arrijnë në Afganistan nga mesi i janarit. Në Afganistan aktualisht ndodhen rreth 97 mijë trupa amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›