Strasburg: Gjykata kundër Lituanisë, mbështet ish presidentin

Gjykata evropiane për të Drejtat e Njeriut ka vendosur se Lituania në mënyrë të paligjshme e ka penguar ish presidentin Rolandas Paksas që të garojë për parlament në vitin 2004.
Gjykata tha sot se parlamenti i Lituanisë e ka shkelur Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kur e ka miratuar rregulloren e re të zgjedhjeve, duke ua ndaluar njerëzve që ishin hequr nga detyra të bëhen deputetë.
Paksas, i cili u hoq nga detyra në vitin 2004 pas pretendimeve se kishte abuzuar me pushtetin, ishte ankuar në gjykatë se rregullorja ishte miratuar vetëm për t`a penguar atë që të mos kandidohet në parlament.
Gjykata me seli në Strasburg nuk e dëmshpërbleu Paksasin me kompensim financiar.