E Shtunë, 31 Tetor 2026

Priten pak tifoze norvegjeze per Shqiperine

Nuk priten më shumë se 12 000 tifozë për të parë Shqipërinë në Norvegji të premten e 22 marsit. Vetëm 10 000 bileta janë shitur deri më tani për ndeshjen e botërorit të vitit 2014.
Sipas Federatës Norvegjeze të Futbollit, më pak se gjysma e stadiumit kombëtar “Uleval” do të mbushet me spektatorë në orën 19:00 kur pritet të fillojë takimi.
Shkak i interesimit jo maksimal nga ana e vendasve është në radhë të parë afrimi i Pashkëve, edhe pse në kalendarin zyrtar kjo festë fillon më 25 mars.
Ndërkaq, në stadiumin ku do të luajë Shqipëria ka vetëm pak ditë që është larguar shtresa e dëborës dimërore, por fusha është në gjendje normale për të luajtur.
Norvegjia është e dyta në grupin eleminator me 7 pikë, ndërsa Shqipëria mban vendin e tretë me 6 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›