Neda ka frikë nga opinioni i prindërve

Pak para se të flinin, Neda fillon të qajë para Ogrenit për prindërit e saj. Ajo thotë se nuk e di se si ndjehen ata teksa e shohin se si sillet Neda nëpër shtëpi. Neda thotë se ajo ka krijuar një opinion tjetër te prindërit e saj, të cilët e trajtojnë si të rritur, por sipas saj, sjellja në shtëpi nuk tregon këtë gjë. Neda qan me dënesë dhe thotë se do të donte të dëgjonte një herë të vetme zërin e tyre. Ogreni mundohet që të qetësojë, duke i thënë se nuk është zgjidhje që të qajë për gjëra të tilla. “Kur sillesh kështu, ti nuk i qetëson ata, përkundrazi, i shqetëson më shumë. Pastaj ne nuk jemi të sigurt se çfarë mendojnë ata jashtë për ne”, - thotë Ogreni. Neda i përgjigjet se e qara është një mënyrë për të nxjerrë atë që ndjen dhe se ajo përveç anëve të saj të forta, ka edhe dobësitë e saj dhe nuk mund të dalë nga ato që ndjen. Ogreni i jep të drejtë dhe i kërkon që të qetësohet sepse kështu prindërit e saj do të shqetësoheshin më shumë. Ogreni i thotë Nedës që ajo të vazhdojë përpara, të mundohet që të jetë e lumtur sepse edhe prindërit e saj do të duan që ajo të jetë e lumtur. Ai shprehet se është i sigurt se ajo nuk i ka zhgënjyer prindërit e saj me eksperiencën në BB, por përkundrazi, i ka bërë të njehen edhe më shumë krenarë për të, për zgjuarsinë që ajo ka treguar, për maturinë e gjithçka tjetër. Kështu, pas kësaj bisede Neda qetësohet dhe bashkë me Ogrenin shkojnë në dhomën e gjumit ku pjesa më e madhe e banorëve kanë kohë që flenë dhe kështu të dy pajtohen pas zënkave që patën gjatë festimeve të ditëlindjes së Ogrenit, Klodit dhe Shkëlqimit. Edhe pse për pak gdhin mëngjesi, Shkëlqimi dhe Alma dalin në oborr për të pirë cigare dhe fillojnë të flasin për lidhjen e Nedës dhe Ogrenit, duke komentuar sjelljen e tyre që grinden shpesh. Të dy komentojnë lidhjen e tyre dhe ndajnë mendimin se Ogreni dhe Neda kapen pas gjërave të vogla. Shkëlqimi thotë se i vjen keq që pikërisht gjatë festës, Neda dhe Ogreni patën debate dhe ishin të distancuar. Alma i thotë se asaj i vjen keq vetëm për faktin se nuk po e jeton siç duhet këtë eksperiencë të qëndrimit në BB dhe Shkëlqimi shton se ai mendon të njëjtën gjë dhe se Nedën e ka parë të shijojë Big-un vetëm gjatë javës që ishte e distancuar nga Ogreni. Ata flasin edhe për mundësinë se si mund t’i ndihmojnë në marrëdhënien e tyre. Shkëlqimi thotë se ata mund t’u japin nga një këshillë, por vendimi ngelet i tyre. Alma fillon që të tregojë disa nga ngjarjet mes Ogrenit dhe Nedës gjatë ditëve të kaluar. Alma thotë se i vjen keq që Neda të mërzitet kaq shpesh sepse ajo ndryshe nga Ogreni që bashkohet me banorët e tjerë, Neda mbyllet shumë në vetvete. Shkëlqimi thotë se mes Nedës dhe Ogrenit komunikimi nuk është ai i duhuri sepse ata nuk ia thonë njëri-tjetrit gjërat në mënyrë të drejtpërdrejtë. Alma i thotë Shkëlqimit se edhe Ogreni nuk flet drejtpërdrejt dhe të dy përfundojnë në zënka të shpeshta sepse kapen për gjëra të vogla.
Neda konfliktohet me Jonelën
Algeni dhe Klaudja qëndrojnë në dhomë duke bërë gati valixhet, për faktin se janë në nominim dhe mund të dalin sonte nga shtëpia. Klaudja është duke u ndihmuar nga Jonela dhe Neda afrohet pranë tyre e shprehet se Klaudja duhet ta përgatiste valixhen me të. Jonela e pyet se ç’të keqe ka që po e ndihmon ajo, ndërsa Neda përgjigjet se kur ka bërë gati valixhen e saj e ka ndihmuar Klaudja, kështu që duhet të ndodhte e anasjella. Jonela shton se Neda nuk duhet t’i marrë shumë seriozisht disa gjëra, por Neda i përgjigjet se nuk e bën këtë, pasi në shumë raste duhet të kishte vepruar ndryshe nëse do të kishte marrë seriozisht të gjitha fjalët që i thuhen. Ermela dhe Jonela qëndrojnë në oborr duke biseduar për rrobat që kanë marrë me vete në shtëpinë e BB. Jonela thotë se nuk e ka bërë vetë valixhen, por ia ka bërë motra, e për këtë arsye nuk ka shumë gjëra me vete. Alma vjen pranë tyre dhe i kërkon ndihmë për të bërë gati drekën dhe ato e ndjekin. Ndërkohë, një pjesë e madhe e banorëve qëndrojnë në kuzhinë dhe flasin për ushqimet që kanë siguruar gjatë kësaj jave me anë të kredisë. Ogreni, Marieli dhe Ergysi shprehen se kanë bërë shumë mirë që kanë marrë kredinë, pasi janë kënaqur me ushqime. Edhe Alma me Ermelën bisedojnë për buxhetin që për këtë javë e kishin të përgjysmuar, por ia kanë dalë me anë të kredisë.
Ogreni, Klaudjas: Bën gafë e del nga shtëpia, do të të ngordh!
Klodi dhe Ergysi qëndrojnë në kuzhinë duke ngrënë, ndërsa Ogreni dhe Neda qëndrojnë në sallon duke luajtur e duke krijuar situata gazmore. Ergysi thotë Klodit se çifti nuk po durohet më pasi puthen e përqafohen gjithë kohën, ndërkohë që mund të largohen drejt pishinës që nuk është askush. Ndërkohë, të gjithë banorët janë në oborr duke ngrënë pasi kanë shtruar tavolinën atje. Ata shikojnë drekën e peshkut që u ka përgatitur Shkëlqimi dhe e falënderojnë. Algeni shprehet se Klodi dhe Ergysi kanë bërë të gjithë punët e shtëpisë mbrëmë, e Ergysi shprehet se e kanë pushim. Ogreni i thotë Klaudjës: “Bën gafë e ikën nga shtëpia gjatë spektaklit, do të të ngordh”. Ajo përgjigjet se Ogreni duhet t’i bombardojë banorët e tjerë për të pastaj ai shton se sinqerisht nuk do që Klaudja të largohet. Ajo shprehet se tek Ogreni, Neda dhe Alma, ka besim. Klaudja thotë se nuk do të dalë, pasi është kulmi i energjisë në shtëpinë e BB.