E Shtunë, 31 Tetor 2026

“S’ka dialog me Serbine”

Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, deklaron se pas 15 qershorit UNMIK-u do te jete ne pozite te njohjes reale apo praktike te shpalljes se pavaresise se Kosoves. Ndersa misioni i ri nderkombetar, pos sigurise se integritetit te Kosoves dhe asaj qe ka te bej me rendin dhe ligjin, qe eshte pjese e parashikuar edhe me projektin Ahtisari, do te kete karakterin mbeshtetes. Nuk mund te kete asnje nisme qe kerkon ridialogim me Serbine. Ne nje interviste per radion e Kosoves, RTK, Sejdiu kujton faktin se Kosova eshte e njohur nderkombetarisht dhe ky proces i njohjes do te vazhdoje, dhe, ceshtje tjeter eshte se ne e perkrahim cdo ide, apo cdo qasje e cila do te ndihmonte ne lehtesimin e raporteve tona te ardhshme si dy shtete sovrane.

Jane pak dite para 15 qershorit kur hyn ne fuqi Kushtetuta e Kosoves, Institucionet e Kosoves do te marrin pergjegjesite shteterore, sic i parasheh pakoja Ahtisari?

Po natyrisht, se vete Kushtetuta e Kosoves eshte koncipuar mbi ate baze te nje kombinimi te mire te parimeve me te rendesishme te kushtetutave moderne, dhe natyrisht edhe te parimeve qe kane te bejne me propozimin gjitheperfshires te Presidentit Ahtisari. Keto jane dy rrafshe themelore qe gjejne vend ne Kushtetuten e Kosoves. Ne kete kuader, kujtoj se vete koha kur do te hyje ne fuqi, do te jete e nje peshe te vecante qe shpreh gatishmerine e institucioneve te Kosoves per te marre keto pergjegjesi.

A ka qartesi se si do te jete prania civile nderkombetare pas 15 qershorit. Cili do te jete roli i UNMIK-ut?

Une mendoj se keto dy dite do te kemi nje adresim te drejtperdrejte qe do te rezultoje pas ketyre debateve te medha qe kane qene ne KS me SHBA-te, NATON dhe BE-ne, dhe te perballjeve te tjera qe kane pasur me partneret tjere nderkombetar. Ne kete kuader mendoj se roli i UNMIK-ut do te jete ne nje kuptim te njohjes reale te pergjegjesive qe do te kete Kosova. Pra, te njohjes reale apo praktike te shpalljes se pavaresise se Kosoves, pra Kosova si shtet sovran dhe i pavarur dhe natyrisht ne ecje e perbashket, do ta quaja, me misionin nderkombetar te ri qe do te kete karakterin mbeshtetes. Ndersa, ne pjesen e sigurise se integritetit te Kosoves dhe asaj qe ka te bej me rendin dhe ligjin, qe eshte pjese e parapare edhe me projektin Ahtisari, mendoj se do te jete kompetence kryekeput e BE-se, por mbase mund te kombinohet dicka edhe nga pjesa e UNMIK-ut.

Ju permendet qe keto dy dite do te dihet Plani i Ban Ki Munit per rikonfigurimin e UNMIK-ut. A jeni ju pjese e konsultimeve?

Ne kemi konsulta te mehershme. Kemi pasur konsulta me zv/sekretarin e Pergjithshem te OKB-se, qe eshte edhe drejtor i operacioneve, z. Gueno, kemi pas konsulta me partnere nga BE, nga SHBA-te, dhe ne te gjitha keto takime ne kemi shprehe gatishmerine e institucioneve te Kosoves qe te marrim pergjegjesite tona. Natyrisht falenderojme UNMIK-un per rolin qe ka luajtur ne Kosove ne kete periudhe gati nentevjecare. Kujtoj se historia e Kosoves eshte historia me e suksesshme. Une besoj se keto dy dite do te kemi shkrese te drejtperdrejte nga Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, z. Ban Ki Mun dhe te shohim ne te gjitha konturet ate pjese te marreveshjes qe e quajme pjese nderkombetare, duke pasur parasysh edhe qasjen qe ne kemi pas. Ne i kemi thene disa gjera esenciale: se nuk mund te kete asnje qasje qe kerkon ridialogim me Serbine - procesi i negociatave me ta ka perfunduar, Kosova ka shpalle pavaresine e saj, Kosova eshte e njohur nderkombetarisht dhe ky proces i njohjes do te vazhdoje dhe ceshtje e dyte eshte se ne e perkrahim cdo ide apo cdo qasje, e cila do te ndihmonte ne lehtesimin e raporteve tona te ardhshme si dy shtete sovrane.

A do te pranoni cfaredo qe do te jete ky propozim i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, apo do te kete momente kur do te thoni jo?

Mendoj se eshte studiuar mire dhe gjithe mbeshtetesit e Kosoves kane punuar ne kete drejtim, pra edhe vende nga BE-ja dhe SHBA-te drejtperdrejte. Kujtoj se edhe Sekretari i Pergjithshem do te kete parasysh gjitha keto fakte. Pra, Kosova s’mund te jete recipient apo pranues vetem i formulave, pa qene e konsultuar dhe bashkepunuese ne proces. Ne themi se kemi dhene vrojtimet tona, kemi shprehe qendrime shume te qarta se per cka jane institucionet e Kosoves dhe kujtoj se do t’i kene parasysh.

A e shihni si problem funksionimin e dy pranive civile nderkombetare?

Une mendoj se mund te jete me teper vete problem nderkombetar sesa problem i institucioneve te Kosoves. Ne kete kuader, ne mendojme ne nje formule esenciale, se nuk mund te kete dy misione te cilat do te ishin pastaj ne dualizem qasjesh dhe s’mund te kete dy misione qe njeri te jete per shqiptaret e tjetri per serbet. Absolutisht, kjo eshte e papranueshme.

A eshte Kosova e gatshme qe me 15 qershor te marre te gjitha pergjegjesite shteterore?

Absolutisht Kosova eshte e gatshme qe te vazhdoje me funksionim te institucioneve te saj, mbi baze te pergjegjesive qe ka marre dhe pergjegjesite e reja qe do te marre. Natyrisht se ne pjesen e sigurise dhe te sundimit te ligjit eshte nje pjese e bashkepunimit me mbeshtetje qe do te vazhdoje edhe per nje kohe, sepse ne kete pjese ne ende nuk kemi ndertuar institucione qe do te jene pergjegjese me kompetenca te plota. Kosova nuk ka siguruar Forcen e Sigurise ende, edhe pse ekziston ideja qe ajo te ndertohet, eshte ne proces te transformimit edhe TMK-ja, por edhe ndertimi i ketij mekanizmi, sikur edhe i mekanizmave te tjere te sigurise. Kjo do te jete pjese e borxhit nderkombetar per ngritjen e FSK-se.

Cila eshte sfida kryesore per institucionet pas 15 qershorit?

Une mendoj se jane disa rrafshe. E para eshte ajo qe ka te bej me realizimin e projekteve, them te secilit subjekt politik, por edhe te institucioneve, te propaguara gjate fushates elektorale dhe qe eshte pjese e objektivit te qeverisjes, per nje jete me te mire te qytetareve. Kjo nenkupton zhvillimin ekonomik te vendit dhe jane fusha te tjera qe kane te bejne me sigurine, rendin dhe ligjin qe jane po ashtu te nevojshme per te pasur nje investim me te madh, flas edhe te institucioneve nderkombetare edhe te institucioneve vendore.

A nuk do te jene sfide strukturat paralele?

Natyrisht se kjo eshte sfide por eshte sfide edhe e mekanizmave nderkombetar. Projekti Ahtisari parasheh shume qarte se ato duhet te shuhen menjehere. Prandaj ne insistojme qe mekanizmat nderkombetar te bejne pune e vet. Ne nuk kemi pas qasje dhe nuk do ta kemi qasjen e konfrontimit me qytetaret serbe qe hezitojne ne kete kohe, apo jane edhe oponent te proceseve ne Kosove. Per ne eshte me rendesi qe KFOR-i ta beje punen e vet, qe te kontrolloje mire hyrjet dhe daljet ne Kosove, te gjitha atyre elementeve qe kane per qellim te krijojne destabilitet, dhe, ne anen tjeter te vihet hap pas hapi kontrolli i pergjithshem i gjithe hapesires se Kosoves me pune funksionale te institucioneve te Kosoves. E di se ka sfide dhe nuk mund te behet pernjehere.

Per sa i takon ceshtjes se kufijve, ju beni pergjegjes KFOR-in, qe do te jete edhe per nje kohe. Por ne aspektin politik, a kane ide institucionet e Kosoves se si mund t’i shuajne strukturat paralele?

Formula eshte e qarte, te zbatohet projekti Ahtisari. Ne projektin Ahtisari e kemi vene ne idene e zbatimit, pra edhe ne Kushtetute edhe ne ligje, per zbatim praktik. Edhe ne ceshtje qe ndoshta shumices shqiptare nuk i ka konvenuar. Njesoj duhet te zbatohet edhe kjo pjese ne shuarjen e strukturave paralele dhe kete e kane per borxh institucionet nderkombetare ne radhe te pare dhe institucionet e sigurise.

Megjithate kemi nje pervoje nentevjecare, ku nuk ka aspak vullnet nga strukturat paralele dhe te popullates serbe qe te integrohet ne institucionet e Kosoves?

Jo. Po te pyetet vullneti i asaj pjese qe eshte e instruktuar nga Beogradi, qe jane oponence e zhvillimeve pozitive, i asaj pjese qe kane bere krime dhe qe nuk e do stabilitetin ne Kosove, nuk do te ndodhe. Por te kemi nje qasje energjike ne zbatimin e asaj qe eshte projektuar dhe them qe eshte edhe projekt nderkombetar, pra mbeshtetje nderkombetare per shuarjen e strukturave paralele, atehere puna mund te behet. Une nuk them qe te hapet lufte me qytetaret serbe, por them qe rendi dhe ligji te hyjne ne funksion dhe gjithe ata qe nuk e respektojne do te perballen me ligjin.

Do te thote do te jeni te gatshem te ushtroni autoritetin e plote ne tere territorin e Kosoves?

Ne bashkepunim me institucionet nderkombetare, po. Hap pas hapi, mendoj se duhet te shtrihet edhe funksionimi i institucioneve te Kosoves ne gjithe pjesen integrale te saj?

Edhe ne rast se duhet te ndermerren masa te ndryshme ne fushen e sigurise, per eliminimin e strukturave paralele?

Une mendoj se ketu eshte borxh i drejtperdrejt i mekanizmave nderkombetar. Zoteri Faith dhe zoteri Kermabon kane kompetenca te vecanta ne kete drejtim dhe mendoj se do t’i ushtrojne ne menyren me te mire ne bashkepunim me KFOR-in.

A besoni se nuk do te kete ndarje te Kosoves dhe, ne kete kuptimin, as nje ndarje te bute?

Une besoj se nuk do te kete ndarje te Kosoves per arsye se ekziston nje garanci e fuqishme nderkombetare, e Grupit te Kontaktit, e BE-se dhe e bisedave dhe konkluzioneve ne vete Keshillin e Sigurimit. Mendoj se cdo qasje tjeter do te ishte, ne radhe te pare, ne dem te interesit te pergjithshem te popullit te Kosoves, por s’do te ishte ne interes as te komunitetit serb. Une mund te them se te gjitha vendet qe e kane njohte Republiken e Kosoves, e kane njohte si Republike te pavarur dhe sovrane.

Pikerisht dalim ne fund tek aspekti i njohjes. Ka ngecur?

Jo, eshte nje proces qe vazhdon. Nuk varet gjithcka nga pjesa dhe vullneti i jone. Une them se shume vende qe kane njohte Kosoven jane te peshes se vecante ne glob.

Megjithate, ka edhe akuza se institucionet e Kosoves nuk kane bere mjaft ne aspektin e lobimit, apo te punes se tyre qe te kete me shume shtete qe na njohin ?

Njerezit mund te thone asisoj. Ne s’mundemi te detyrojme me dhune kerkend ta njoh Kosoven. Eshte me rendesi qe te bejme punen tone ne menyre korrekte, dhe, ne anen tjeter te mbeshtetemi te dhe te besojme po ashtu ne vendet mike te Kosoves, ne angazhimin e tyre te drejtperdrejt. Andaj, ka vende dhe hapesira ku Kosova s’mund te beje pune. Atje kane bere punen e tyre, ne ndihmese, ne sqarime dhe ne nxitje te drejtperdrejt pozitive mbeshtetesit e Kosoves: SHBA-te, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe vende te tjera. Natyrisht se do te kemi edhe aktivitetet tona.

Ministria e Jashtme per aq sa ka strukturen e vet ka zhvilluar aktivitete te mira deri tash dhe besoj se edhe keto dite do te kemi aktivitete te ngjashme. Ne anen tjeter kemi edhe paralajmerime, se besoj qe me 15-in, me hyrjen ne fuqi te Kushtetutes, do te kemi edhe njohje te reja.

Kemi ndonje afat kohor se kur do te jemi anetar te OKB-se?

Ne kemi qasjen qe te sigurojme numer sa me te madhe te njohjeve. Besojme se ne muajt e ardhshem do te kete levizje pozitive ne aspektin edhe numerik edhe kualitativ natyrisht dhe kjo t’i mundesoje Kosoves edhe levizjen per anetaresimin ne mekanizmat nderkombetar, edhe ata qe jane evropian, edhe ata qe jane te karakterit monetar, e edhe ata qe jane ne nivelin e anetaresimit ne OKB. Prandaj, per ne eshte ambicie normale dhe reale qe te behemi anetar te OKB-se, me te drejta te plota sikurse edhe vete te tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›