E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat zyrtarit afgan

Nimroz (Start)-Një atentat është organizuar kundër zëvendës prefektit të Nimroz’it, qytetet ky në Jugperëndim të Afganistanit. Prefekti i zonës, Gulam Detegir Azad, ka deklaruar për mediat se atentatori ka patur si qëllim vrasjen e zëvendësit të tij. Ky i fundit ka qenë duke dalë nga shtëpia kur atentatori ka hedhur drejt tij disa bomba të njëpasnjëshme, njëra prej të cilave i ka plasur pranë këmbëve duke shkaktuar vetëvrasje. Zyrtari afgan ka arritur ti shpëtojë atentatit pas ndërhyrjes së menjëhershme të truprojës së tij. Nga shpërthimi bëhet e ditur se janë dëmtuar disa shtëpi përreth.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›