E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moon: Prishtina të rishikojë qëndrimin ndaj propozimit tim

Unë shpresoj se qeveria e Prishtinës do ta konsiderojë propozimin tim, dhe këtë proces negociatash pozitivisht dhe favorizues për të ardhmen e vendit. Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon, një ditë pas reagimit të lidershipit kosovar ndaj propozimit të tij. Sipas Moon, do të ketë dy komanda të ndara për policinë shqiptare dhe serbe në Kosovë. Në zonën shqiptare policia do të jetë nën ombrellën e BE, ndërsa policia në veri të Kosovës e drejtuar nga serbët do të drejtohet nga administrimi i OKB-së.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci deklaruan të hënën se nuk pranonin planin gjashtë pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Zyrtarët e OKB-së shpresonin se plani ishte një kompromis që do të pranohej si nga Prishtina ashtu edhe nga Beogradi. Por liderët kosovarë deklaruan publikisht se plani nuk respektonte projektin e Ahtisaarit, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e Republikës së Kosovës .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›