Berisha në Forumin e Gruas
Tiranë-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, njëkohësisht kryeministri i vendit, ka zhvilluar të enjten pasdite një takim me Forumin e Gruas të PD-së. Berisha ka shpalosur programin elektoral për gratë, duke nënvizuar se gratë do të kenë mbështetjen e qeverisë. “Çelim sot zyrtarisht fushatën”-theksoi Berisha.
Ai premtoi mbështetje për gratë, duke ofruar ndihma të gjithanshme nga ana e qeverisë. “Do mbështesim veprimtarinë e gruas”-shtoi Berisha, duke nënvizuar se qeveria do të ofrojë kredi të buta për të gjitha gratë biznesmene.