SHBA dhe Kina diskutuan për Iranin
State Departamenti amerikan njoftoi se sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, ka bërë përparime me Kinën, në drejtim të vendosjes së sanksioneve të reja kundër Iranit për shkak të programit kundërthënës bërthamor të Teheranit.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Philip Crowley, tha se sekretarja Clinton dhe këshilltari shtetëror i Kinës, Dai Binguo, kanë biseduar me telefon, bisedë kjo e cila ka zgjatur më shumë se një orë.
Crowley bëri të ditur se dy zyrtarët përveç Iranit kanë diskutuar edhe për Korenë e Veriut.