E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvrasje kolektive në Korenë e Jugut

Tetë jug-koreanë janë gjetur të vdekur dhe sipas informatave të para bëhet fjalë për vetëvrasje, njoftoi policia.

"Katër gra dhe një burrë, të moshës 20 deri 30 vjeç, janë gjetur në një automjet të parkuar në Hvasoeng, në jug të kryeqytetit Seul. Ata me siguri janë mbytur nga gazi i automjetit", tha policia.

Dy nga të vdekurit kanë lënë një letër lamtumirëse.

Hetimet do të vërtetojnë nëse viktimat janë njohur përmes internetit dhe janë marrë vesh që bashkërisht të vetëvriten.

Disa orë më vonë në Çunçeon, 85 km në lindje të Seulit, janë gjetur trupat e tre personave tjerë, njoftoi policia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›