E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, përplaset avioni. 100 viktima

Tragjedia

është bërë e ditur se një fëmijë holandez është i vetmi i mbijetuar nga rrëzimi i një avioni në Aeroportin e Tripolit në Libi, ku humbën jetën rreth 100 vetë. Autoritetet libiane thonë se fëmija është në spital, por nuk ka rrezik për jetën. Autoritetet holandeze thonë se 61 nga të vdekurit janë shtetas holandezë. Pasagjerët e tjerë ishin nga Libia, Afrika e Jugut, Gjermania, Britania dhe Franca. Avioni i përkiste linjës ajrore libiane “Afriqiyah”, që po vinte nga Afrika e Jugut për në Londër.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›