E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugali, mijëra njerëz marrin pjesë tempullin e Fatimas



Qindra e mijrë besimtarë në Portugali u mblodhën të mërkurën në tempullin e Fatimas për të marrë pjesë në bekimin e qirinjve nga Papa Benedikti.
Dritat mbuluan sheshin pranë tempullit të Fatimas, ku Shën Mëria thuhet se i është shfaqur 6 herë tre fëmijëve barinj në vitin 1917, duke i dhënë atyre 6 vizione. Një nga mesazhet që i është dhënë fëmijëve ka të bëjë me një parashikim të Vatikanit të përpjekjeve për të vrarë Papa Gjon Palin në vitin 1981.
Papa mbërriti herët të mërkurën nga Lisbona, në ditën e dytë të vizite në Portugali.
Tempullin i Fatimas është konsideruar si një nga vendet më të shenjta për katolikët, si dhe për tërheqjen e mijëra pelegrinëve gjatë gjithë vitit.
Papa gjerman është përballur me krizën më të keqe të papatit të tij 5-vjeçar. Ai tha se kisha duhet të kërkojë falje për viktimat e abuzuar seksualisht, por shtoi se "Falja nuk mund të jetë një zëvendësues për drejtësi".
Të enjten më datë 13 Papa do të mbajë një tubim masiv në Fatima, pasi në këtë datë thuhet se është shfaqur për herë të parë Shën Mëria.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›