Tunizi arrestohen 33 anetare te klanit te Ben Alit

Televizioni shtetëror në Tunizi raportoi se 33 anëtarë të klanit të presidentit të përmbysur, Ben Ali, janë arrestuar për krime kundër shtetit. Në imazhet e transmetuara pas arrestimit të familjarëve dhe miqve të Ben Ali u shfaqën dhe sasi të mëdha ari e bizhuteri me gurë të cmuar, të cilat u ishin konfiskuar të arrestuarve.
Sipas policisë vendase ata ishin arrestuar për krime kundër shtetit. Ndërkohë, udhëheqësit e përkohshëm të Tunizisë i kanë liruar edhe të burgosurit e fundit politikë, dhe premtuan "shkëputje të plotë me të kaluarën". Më 14 janar pas përballjes me prostestat në rrugë, presidenti Ben Ali u largua drejt Arabisë Saudite.
Delina Bitraku