E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Mitt Romney fiton zgjedhjet në Ajoua

Ish guvernatori i shtetit të Masaçusets Mitt Romney ka fituar zgjedhjet paraprake në shtetin Ajoua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Romney ka fituar me 8 vota kundër ish-senatorin e Pensilvanisë Rick Santorum në përballjen e parë në procesin për të zgjedhur kandidatin republikan që do të ndeshet me Presidentin Obama në zgjedhjet e nëntorit për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.
 

Kandidatët republikanë kanë zhvilluar fushata të ashpra në shtetin Ajoua ku banorët i rezistuan të ftohtit për të hedhur votën e tyre.
 

Partia Demokratike po ashtu zhvillon fushatë. Presidenti Barak Obama nuk ka kundërshtarë për emrimin e partisë por zhvilloi një bisedë përmes internetit me mbështetësit në Ajoua të martën.
 

Ai përballet me një provë të vështirë për të fituar një mandat tjetër në zgjedhjet e nëntorit. Ekonomia amerikane po rimëkembet shumë ngadalë nga recesioni i viteve 2007-2009, duke bërë që shumë votues të vënë në pikpyetje udhëheqjen e tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›