E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizja e lirë, izolim për banorët e Luginës së Preshevës

Marrëveshja e shumëpërfolur për lëvizjen e lirë, e arritur në dialogun teknik Prishtinë-Beograd, e cila ka nisur të zbatohet javën e fundit të dhjetorit, ka sjellë deri të izolimi i banorëve të Luginës së Preshevës, për shkak të vendosjes së tarifave të larta për policat kufitare të sigurimit.

Madje, shqiptarët e Luginës thonë se kjo marrëveshje përveç se ka cunguar lirinë e lëvizjes, ka zhytur në bllokadë të tërë qarkullimin e qytetarëve të kësaj zone. Mirëpo, autoritetet qeveritare në Prishtinë, zotohen se brenda pak ditësh kompanitë e sigurimeve do të arrijnë një marrëveshje për heqjen e këtyre tarifave.

Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se marrëveshja e arritur për lirinë e lëvizjes mes palës kosovare dhe asaj serbe, është e disfavorshme dhe ka dëmtuar në masë të madhe xhepin e varfër të shqiptarëve të Luginës.

Ai madje, ka theksuar se nga paraqitja e tarifave dhe reciprociteti në kuadër të këtyre tarifave për policat kufitare të sigurimit, shihet se nuk është lehtësuar lëvizja e lirë, por përkundrazi është vendosur embargo për shqiptarët.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›