Shoferi futet me forcë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, rojet qëllojnë me armë drejt gomave të makinës së tij
Rojet e Sigurisë në Vatikan kanë qëlluar drejt makinës së burri i cili hyri me forcë në Portën e Shën Anës në Vatikan.
Ngjarja ndodhi në orët e vona të natës së djeshme. Policia e Vatikanit bën me dije se burri rreth të 40-ave është arrestuar.
Zyra e Shtypit të Selisë së Shenjtë njofton se pavarësisht të shënave të policisë, shoferi arriti të hynte në shtet përpara se të arrestohej në Oborrin e Shën Damasit.
Shoferi aktualisht po mbahet në kazermën e Xhandarmërisë së Vatikanit. Pas arrestimit, mjekët u kujdesën menjëherë për agresorin dhe konstatuan një “gjendje të rëndë të ndryshimit psikofizik”, thuhet në deklaratën e Selisë së Shenjtë.
“Në orën 20:00, burri u nis me makinë për te Porta e Shën Anës, një hyrje në shtetin e qytetit të Vatikanit që ndodhet në të djathtë të sheshit të Shën Pjetrit dhe zakonisht përdoret nga punonjësit e Vatikanit.
Garda zvicerane që monitoron hyrjen nuk e lejuan burrin të hynte pasi nuk kishte autorizimet e nevojshme. Ai u largua përkohësisht nga hyrja dhe, pasi manovroi, hyri sërish me shpejtësi të madhe, duke kaluar me forcë dy pikat e kontrollit, të Gardës Zvicerane dhe Korpusit të Xhandarmërisë së Shtetit të Vatikanit”, vijon më tej deklarata.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
