E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA do ti shese arme Arabise Saudite ne pergjigje te kercenimeve iraniane

Shtetet e Bashuara njoftuan dje nje plan te rendesishem per shitjen e avioneve per Arabine Saudite ne nje atmosfere tensionesh ne Gjirin Pesik si rezultat i kercenimeve te Iranit per te mbyllur Ngushticen e Hormuzit nese forcohen sanksionet berthamore kunder tij. Departamenti i Shtetit tha se kercenimet pasqyrojne sjelljen e palogjikshme te qeverise se Teheranit.

Programi me vlere prej afro 30 miliarde dollaresh per shitjen e avioneve moderne luftarake te tipit F-15 dhe sistemeve shoqeruese ushtarake ishte planifikuar me shume se nje vit me pare.

Por njoftimi zyrtar i ketij programi ishte nje sinjal i qarte per te treguar mbeshtetjen amerikane per nje aleat te rendesishem rajonal ne pergjigje te acarimit te tensioneve te shkaktuara nga Irani me kercenimet per te mbyllur rruge te rendesishme te transportit detar.

Irani kercenoi ne fillim te javes se do te mbyllte Ngushticen e Hormuzit nese sanksionet nderkombetare perpiqen te godasin sistemin e tij qendror bankar dhe te demtojne eksportet e tij te naftes.

Nje zedhenese e Flotes se Peste te Marines Amerikane tha se Shtetet e Bashkuara jane te pergatitura tu pergjigjen veprimeve armiqesore per te garantuar lirine e lundrimit.

Ne nje konference per shtyp Ndihmes Sekretari i Shtetit per eshtje Politike-Ushtarake Andrew Shapiro tha se marreveshja per shitjen e avioneve F-15 synon te ndihmoje Arabine Saudite tu pergjigjet kercenimeve ndaj sovranitetit te saj nga Irani apo kushdo tjeter.

Lindja e Mesme aktualisht ndeshet me nje numer kercenimesh. Arabia Saudite ka pasur shqetesime te sigurise se kufijve si dhe kercenime ne Gjirin Persik. Nje kercemim i qarte si per Arabine Saudite dhe per vende te tjera ne rajon eshte Irani. Por ky program nuk ka si objektiv vetem Iranin. Nje tjeter synim eshte te ndihmojme permbushjen e nevojave te mbrojtjes se Arabise Saudite.

Ne baze te programit te shitjes se armeve Arabia Saudite do te bleje 84 avione te modelit F-15 ndersa do te modernizoje 70 avionet e modelit F-15 qe Arabia Saudite ka aktualisht ne arsenalin e saj.

Pavararesisht nga kercenimet e qarta te marines amerikane Irani ka vazhduar paralajmerimet per mbylljen e Ngushtices se Hormuzit duke thene se zoteron aftesite e nevojshme per te mbyllur korridoret detare dhe se Amerika nuk eshte ne gjendje te bllokoje veprimet e Teheranit.

Zedhenesja e Departamentit te Shtetit Victoria Nuland tha se deklaratat e Iranit mund te nenkuptojne se sanksionet nderkombetare qe synojne ta detyrojne Iranin te permbushe detyrimet e tij nderkombetare po fillojne te japing rezultate serioze

Nuk mund te lexoj mendjet e iranianeve. Por fakti eshte se kohet e fundit kemi verejtur shume sjellje te palogjikshme nga Irani. I vetmi perfundim eshte se sanksionet nderkombetare po fillojne te japin rezultat dhe se rritja e presionit sidomos mbi sektorin e tyre te naftes po i ben te reagojne ne menyre agresive.

Administrata Obama njoftoi per here te pare Kongresin per planet per shitjen e avioneve ne nentor 2010 dhe nuk ka pasur tentativa per ta bllokuar kete hap.

Zyrtari i Departamentit te Shtetit Andrew Shapiro tha se blerja e armeve nga Arabia Saudite nuk perben ndonje ndryshim te epersise ushtarake qe ka Izraeli ne rajon.


Shtepia e Bardhe tha ne nje deklarate se shitja e armeve qe do te zbatohet brenda dekades se ardhshme do te mbeshtese 50 mije vende pune ne 44 shtete amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›