E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, protestë për lirimin e opozitarit rus

Qindra njerëz janë mbledhur në qendër të Moskës për të protestuar kundër mbajtjes në paraburgim të liderit të opozitës Sergei Udalcov.

“Liri për të burgosurit politikë”, ka brohoritur turma në tubimin, në të cilin nuk u raportua të ketë pasur arrestime edhe pse mbahej nën praninë e forcave të mëdhaja policore.

Udalcov, lideri i grupit Fronti i Majtë është arrestuar në një protestë të mbajtur kundër mashtrimeve dhe manipulimeve në zgjedhjet parlamentare të 4 dhjetorit.

Gjatë qëndrimit në burg, ai ka mbajtur grevë urie dhe është shtruar në spital.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›