Sulmi turk shkakton 35 viktima nga radhët e civilëve

Shkon në 35 numri i viktimave nga sulmet ajrore turke të natës së mbrëmshme. Zëdhënësi i partisë në pushtet, Husein Gjelik tha se viktimat “nuk ishin terroristë”, por individë që transportoni mallra kontrabandë nga Iraku në Turqi.
Ai shtoi se po kryhen hetime ndaj shërbimeve të inteligjencës, për mundësinë e dështimit në punën e tyre, gjë që çoi në ndërmarrjen e sulmit.
Gjelik shprehu keqardhjen përviktimat e sulmit dhe bëri të ditur se qeveria do t`i kompensojë viktimat.
Më herët zyrtarët turq thanë se aeroplanët lufatrakë kishin goditur militantët në rajonin kurd, në pjesën juglindore të Turqisë, në kufi me Irakun.
Turqia në mënyrë të vazhdueshme kryen sulme ushtarake kundër pjesëtarëve të Partisë Popullore të Kurdistanit, e cila kërkon autonomi për kurdët.